Home KRYESORE Sekretari i PS në Vaun e Dejës kërcënohet nga djali i kryebashkiakut

Sekretari i PS në Vaun e Dejës kërcënohet nga djali i kryebashkiakut

Sekretari për Mediat dhe Çështjet Sociale i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Agron Ceka është kërcënuar me jete nga Eduart Hila, djali i kryetarit te bashkisë, Zef Hila.

Është vetë Agron Ceka ai që ka bërë denoncimin publik duke pretenduar se ka marrë një kërcenim. Sipas Cekes, djali i kryebashkiakut ka shkuar tek banesa e tij mesditën e djeshme dhe i ka kërkuar që të mos postojë dhe të mos bëjë komente tek faqja e Partisë Socialiste, Vau Dejës në Facebook kundër babait të tij, që është kryetar bashkie.

Ceka pretendon se Eduart Hila i ka thënë se nëse vijon postimit do te “ekzistojmë në këtë botë ose unë ose ti”.

Ketë kërcenim Sekretari i PS në Vau Dejes për Mediat dhe Çështjet Sociale e quan një skandal të vërtetë dhe kërkon që strukturat e policisë të ndërhyjnë për të ndaluar këto kërcënime që vijnë nga njerëzit e kryebashkiakut Hila./opinion.al

Share: