Home KRYESORE Shkelet protokolli, tre krerët e shtetit njëherësh jashtë vendit

Shkelet protokolli, tre krerët e shtetit njëherësh jashtë vendit

Tre krerët e shtetit, Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, braktisin vendin njëkohësisht, duke u larguar në vizita zyrtare jashtë vendit.

“Protokolli i shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të 3 personaliteteve kryesore jashtë vendit, në mënyrë ku vizitat koordinohen që të mos jenë të tre njëkohësisht”, thuhet në protokoll, i cili duket se është shkelur me të “dyja këmbët” nga krerët e vendit.

Mësohet se Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Kuvendit, zoti Gramoz Ruçi ndodhet në Gjermani ku po zhvillon edhe disa takime. Ruçi është i shoqëruar edhe nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Ndërkohë, Kryeministri Rama nga data 5 deri në datën 7 do të jetë për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kështu zyrtari më i lartë në vend mbetet zëvendëskryeministri Erion Braçe.

v.l/ Dita

Share: