Home KRYESORE Shperthen gazetari i njohur: Forca e ligjit apo forca e krimit?!

Shperthen gazetari i njohur: Forca e ligjit apo forca e krimit?!

Nga Klodian Tomorri

Policia e shtetit i bllokon 5.2 milione euro nje qytetari ne Lezhe dhe e shpall me te madhe ne te gjitha mediat e vendit.

Pa hetuar nese parate ishin te ligjshme apo jo, pa provuar se kishin burim kriminal, nxorren edhe emrin e personit qe zoteron llogarine duke e shpallur madje si arritje te Forces se Ligjit.

Keta jane police te paafte apo kriminela? Si mund te shpallesh me te madhe qe x qytetar ka 5.2 milione euro ne banke duke i bere ftese gjithe bandave te vendit pa e provuar me pare qe ka kryer krim?

Policia ka gjithe te drejten te bllokoje cdo transferte apo llogari te dyshimte. Ka gjithe te drejten ta hetoje, por pa provuar qe parate jane te ardhura krimi apo evazioni nuk ka asnje te drejte te nxjerre emra neper televizione se filani ka kaq leke. Kjo eshte cmenduri. Nuk ndodh me asnje vend te botes kjo pune qe ndodh ketu.

Ja ku u doli tani. Ai zoteria suedez qe i ka derdhur parate eshte njeriu i trete me i pasur i Europes. Vetem vjet e ka patur fitimin e bizneseve qe zoteron 1.2 miliarde euro. Madje qe diten qe ja bllokuan llogarine, flitet se u ka derguar dokumenta qe andej se kush eshte ai dhe cili eshte burimi i parave. Dhe u ka thene ketyre tutkunave tane qe une do dergoj dhe nje here sa kaq sepse me do qejfi.

Hajde shtet hajde.

Share: