Nga Fast News
“U fol shumë, por nuk është arritur asgjë”, deklaroi pedagogu Mark Marku, i cili shtoi se “ministrja u përpoq të na mbushë mendjen se sa i mirë është pakti, por ne i kuptojmë gjerat shumë më mirë se ajo”.
Marku shtoi se mund të pritet deri në darkë që ministrja Shahini të reflektojë për pikat e paraqitura nga pedagogët, dhe më pas do merren vendimet që mund të çojnë edhe në një përshkallëzim të protestës, “me çfarëdolloj mjeti paqësor”.
Sipas pedagogut Rezart Prifti, “ministrja na prezantoi Paktin sikur të ishim adoleshentë, nuk iu përgjigj asnjë nga pikave të parashtruara”.
Tashmë, mësimi ka rifilluar pothuajse në gjithë fakultetet. Në fakultetin e Drejtësisë, studentët që duan të rifillojnë mësimin janë spostuar në ambientet e shkollës Petro Nini.