Home KRYESORE Vëllai i adoleshentit flet mes lotësh: Nuk ka shkuar me vajzën

Vëllai i adoleshentit flet mes lotësh: Nuk ka shkuar me vajzën

Vëllai i njërit prej të miturve të arrestuar nga policia lidhur me skandalin e abuzimit seksual në Kavajë, ka treguar se vëllai i tij më i vogël nuk ka abuzuar me vajzën 13-vjeçare.

Në një rrëfim për “Open” ai ka thënë se e ka marr të vëllanë në makinë dhe e ka pyetur lidhur me ngjarren, ndërsa ai i ishte betuar që nuk kishte kryer raporte me vajzën.

“Herën e parë e mbajtën 8 orë në komisariat e morën në pyetje dhe e liruan. E lanë 2 ditë të lirë. E mora më vete, me makinë shkuam në Durrës, e pyeta në të gjitha mënyrat. Nëse do ta kishte bërë ai do e fusja vetë brenda. M’u shtri para këmbëve dhe u betua se nuk e kishte bërë. Më tha që ai… i kishte dërguar videon dhe vajza i kishte shkruar për ta takuar. Më pas e ka mbyllur bisedën. Ai nuk ka bërë asgjë”, ka treguar vëllai i adoleshentit.

Share: