Ngjarja ka ndodhur në orën 8.45, në lagjen nr 1.
Në banesë në momentin e zjarrit ka qenë një e moshuar e moshës 80 vjeç, e cila ka pësuar dëmtime të lehta.
Aktualisht e moshuara ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, zjarri ka përshirë të gjithë apartamentin, ndërsa ka rrezikur edhe banesat ngjitur.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që zjarri përfshin apartament në Durrës. DL/opinion.al