Home KRYESORE Vokshi ultimatum Ramës: Tërhiqu, boja e zezë ishte vetëm fillimi. Çfarë do...

Vokshi ultimatum Ramës: Tërhiqu, boja e zezë ishte vetëm fillimi. Çfarë do të ndodhë më 16 shkurt

Albana Vokshi u shpreh në televizionin Fax News se kryeministri përdori një fjalor fyes ditën kur Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ajo që pësoi sot në Parlament sipas saj ishte minimumi krahasuar me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasoje e keqeverisjes së tij.

Vokshi tha se hedhja e bojës ishte një mesazh nga të gjithë qytetarët shqiptarë për mënyrën se si Rama po qeveris.

“Boja e zezë është thjeshtë një simbol për të kuptuar kryeministri se deri me 15 shkurt ka afat të tërhiqet, është mesazhi i qytetarëve shqiptarë përpara protestës së 16 shkurtit. Kjo që ndodhi sot nuk ishte dhunë. Deputetët e tij kanë dhunuar edhe fizikisht deputetët e opozitës dhe kjo është e faktuar.  Ky isthe vetëm fillimi, vetëm një mesazh që vjen nga protesta. Boja e zëzë në fytyrën e Edi Ramë do ta përndjekë atë gjithë jetën sepse ai është figura më e urryer nga qytetarët e vendit”, – tha deputetja e PD-së.

Sipas saj me datë 16 të gjithë qytetarët do të dalin në shesh, sepse sipa Vokshit opozita i ka rezauruar të gjitha mundësitë politike.

“Ne si opozitë kemi ngritur zërin për gjithçka por nuk jemi dëgjuar, tani ne nuk do të flasim sepse ne i kemi rezauruar të gjitha mundësitë politike, do të flasin qytetarët. Fëmijët nuk janë të sigurtë sot në shkolla, Parlamentin që ne flasim Edi Rama e mbushi me kriminelë.  

Sot ndodhi një tjetër vrasje e një gruaje, dhe në kaq pak ditë kanë ndodhur disa vrasje të grave dhe vajzave. Ku është dhe ku ishte policia përpara dy ditësh kur një tjetër grua u vra në Tiranë. Ku ishte policia në rastin e Kavajës. Asnjë nënë nuk e ka të sigurtë jetën e saj dhe të fëmijëve të saj. 

Për këtë arsye ato nëna do të dalin me datë 16 shkurt në shesh për të protestuar për veten dhe fëmijët e tyre, jo për politikën por për vetë dhe të drejtat e tyre. Në protestë do të jenë artistëte Teatrit, ata të Unazës së Re, do  jenë nënat dhe femrat e dhunuara, do të jenë dhe duhet të jenë të gjithë studentët që janë mashtruar për tarifat”, – tha deputetja.

Vokshi denoncoi edhe një faturë të cilën një student ka paguar gjatë këtij muaj sipas saj në bankë për kreditet e lëndës që të futej në provim.

Deputetja deklaroi se Rama po tenton ti provokojë protestuesit duke thënë se me 16 shkurt do të marrin pjesë edhe persona me precedent penal. Sipas Vokshit, kur ata i njohin dhe e dinë se kriminelët do të marrin pjesë në protestë, pse nuk i arrestojnë por i lënë të lirë?

“Rama dhe vartësit e tij kanë thënë se në protestën e 16 shkurtit duhet të tregohet kujdes sepse do të marrin pjesë edhe persona me precedent penal. Në qoftë se është kështu pse nuk i arreston por i lë të lirë. Qeveria e di që kriminelët janë të lirë dhe që do të marrin pjesë në protestë dhe nuk i arreston. Kjo është provokuese. 

Rama po i provokon protestuesit. Ne do ti sigurojmë çdo qytetari shqiptarë të drejtën për të protestuar, se çdo të ndodhë nga kjo protestë do ta vendosin qytetarët, është e drejta e tyre. Ftojmë qeverinë të qëndrojë larg provokimeve, protestën do ta bëjnë qytetarët, fjalën e kanë ata, ju garantoj që kjo do të jetë një protestë ndryshe”, – tha Vokshi gjatë një interviste për Televizionin Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Share: