Drejtori i ‘Zërit të Amerikës’, Elez Biberaj ka zgjedhur t’u përgjigjet akuzave të kryeministrit Rama me publikimin e dy fotove historike, pasi ai i quajti zëdhënës të kazanit shqiptar.
Në foton e parë tregohet një mikrofon i vjetër, ku shkruhet ‘Zëri i Amerikës’, per te treguar seriozitetin e medias qe financohet direkt nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndërsa në foton e dytë shfaqet Biberaj, qe punon prej prej më shumë se 30 vitesh në ‘VOA’.
‘Zëri i Amërikës’, brenda nje muaji, ka publikuar dy investigime që implikojne zyrtarë të lartë të qeverisë në korrupsion. I pari ishte rasti i emerimeve në burgje; i dyti ishtë fenomeni i shit-blerjes së votës në Dibër, Durrës, Lezhë dhe Kavajë.
Analistë dhe ish-ambasadorë paralajmerojne se raportimet e ‘Zërit të Amerikës’ duhen trajtuar me seriozitet pasi tregojnë se Uashingtoni ka një problem me Qeverinë në Tiranë, aq me teper kur behet fjale per fenomene sensitive, si: korrupsioni dhe nepotizmi./politiko.al