Home KRYESORE Kompania Neranxi sjell kuzhinen ruse per diplomacine dhe dashamiresit e saj.

Kompania Neranxi sjell kuzhinen ruse per diplomacine dhe dashamiresit e saj.

Ne nje atmosfere te gezueshme sot ne restorantin e mirenjohur ne Bllok, “Divina” u realizua ‘Dita e Kuzhines Ruse” ideuar nga Ambasada Ruse dhe realizuar ne bashkepunim me Kompanine e njohur ketej dhe andej kufirit “N. Neranxi” dhe Instituti Kulinar Neranxi.

Duke marre shkas ne prezantimin e librit “Recetat e Gjyshes Sime, Kuzhina Ruse” me autore Viktoria Ostrovskaja takimin e organizuar ne Diten e Veres e hapi presidenti i Kompanise Neranxi, Nikollaq Neranxi i cili tha se biznesi dhe vecanerisht ai i grastronomise dhe kulinarise nxisin diplomacite e shteteve per te lidhur me shume kulturat e popujve dhe i paraprijne diplomacive dhe se, ne kete drejtim Kompania Neranxi eshte perseri nje hap perpara te tjereve.

Ndersa ne fjalen e tij ambasadori i Rusise ne Tirane, Asleksander Karpushin tha se falenderonte Kompanine Neranxi qe beri te mundur realizimin praktik dhe te shkelqyer te kesaj iniciative e cila, sic tha ambasadori, kishte qene ide e bashkeshortes se tij dhe qe sigurisht bashkon kulturat kulinare te dy popujve dhe ndihmon ne afrimin e tyre. Pas pershendetjeve te rastit te gjithe te pranishmit u ftuan te degustojne pjatat e kushines ruse dhe asaj tradicionale shqiptare.

Ne fund te takimit familja Neranxi ofroi nje dreke pune familjes se ambasadorit rus dhe autores se librit mbi kuzhinen ruse. Arti i Kuzhines duket si metafora e ures lidhese midis kulturave dhe, si familja Neranxi ashtu edhe ajo Karpushin bene nje foto me stafin e Restorantit Divina dhe ate te Institutit Kulinar Neranxi.


Share: