Home KRYESORE NËSE QYTETARËT RRËMBEJNË HUNJTË, KRYEMINISTRI DO MARRË VALIXHET

NËSE QYTETARËT RRËMBEJNË HUNJTË, KRYEMINISTRI DO MARRË VALIXHET

Nga Dr. Enriko Ceko

E gjithë çështja e të tëra protestave të kohëve të fundit qendron te shteti dhe te përgjegjëshmëria e pushtetit. Ne kemi gati trembëdhjetë muaj e ca ditë që dalim këtu thjesht sepse shteti tregon papërgjegjëshmërinë e tij. Banorët e ASTIR-it dalin dhe protestojnë prej më shumë se njëqind e ca ditësh thjesht për shkak të papërgjegjëshmërisë së shtetit dhe mosfunksionimit të tij. Të njëjtën gjë kanë bërë ditët e fundit edhe banorët e Maliqit, banorët e Fierit, dhe banorët në rrethe të tjera të vendit me protestat e tyre. Thjesht për papërgjegjëshmërinë dhe për mungesën e shtetit në lidhje me përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Ç’farë është shteti? Shteti është një organizatë politike, të cilën e krijojnë njerëzit nëpërmjet konkurrencës, në mënyrë që të drejtojë ai që ka pikëpamje dhe ide më të mira, për të përmirësuar jetën e qyyetrëve, duke përdorur paratë e buxhetit të shtetit. Pra, shteti është një grup njerëzish që janë manaxherët e parave tona, para që na merren nëpërmjet taksave. Në krye të këtyre njerëzve që përbëjnë shtetin qendron një person që është kryeministri, i cili duhet të jetë manaxheri më i mirë i parave të qytetarëve, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Unë mendoj që në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh. Unë mendoj se në Shqipëri është pikërisht vetë shteti që e ka shpënë vendin në kaos dhe anarki të thellë. Kjo gjë është më se e dukshme sidomos në këto ditët e fundit.

Kur flasim për shtetin, shteti kryen ose më saktë duhet që të kryejë katër funksione manaxheriale, që janë organizimi, drejtimi, motivimi dhe kontrolli.

Organizimin para së gjithash ky shtet nuk ka. Kemi një çorganizim të organizuar nga ana e kreut të shtetit dhe nga njerëz që i qendrojnë afër atij, me synim për të mos lejuar që institucionet publike të kryejnë funksionet e tyre. Ky është një shtet në të cilin hierarkia nuk funksionon dhe kemi një person i cili pjesën më të madhe të parave të buxhetit të shtetit e bën marketing për vehten e tij, duke organizuar takime me qytetarët e duke shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit, të cilat janë para që duhet të kishin shkuar për të realizuar produkte dhe shërbime për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kemi një shtet në të cilin nuk funksionon motivimi i administratës publike. Nëse do të kishte motivim në administratën publike, motivim moral dhe motivim material, ata që do ishin më të mirët në administratën publike, do bënin përpjekje që të punonin edhe më shumë, dhe normalisht do bënin edhe karierë në administratën publike, por kjo gjë në Shqipëri nuk ndodh. Pjesa më e madhe e punonjësve të aftë të administratës publike janë larguar nga kjo administratë dhe ose kanë shkuar të punësohen në sektorin privat ose kanë ikur jashtë shtetit në emigracion.

Nga ana tjetër. Në këtë shtet nuk ekziston aspak funksioni i kontrollit. Informacionet e fundit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se si në pushtetin qendror, ashtu dhe në atë vendor, ka abuzime shumë të mëdha, të cilat shkojnë mbi 1 miliardë euro në vit, para që u janë marrë qyyetarëve nëpërmjet taksave. Këto para u janë marrë qyetarëve për të realizuar produkte dhe shërbime për qytetarët, por në fakt janë para që kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve dhe punonjësve të administratës publike, që janë të korruptuar dhe në xhepat e personave të disa subjekteve private të afërt me ta.
Përse them unë se ky shtet nuk mund të qendrojë më. Nëse do i referoheni parimeve të teorisë së shtetit dhe së drejtës, ekzaktësisht studiuesit Maks Weber, një nga terocienët më të famshëm të kohëve të fundit të teorisë së shtetit dhe sjelljes shoqërore, duhet theksuar se “që një shtet të jetë legjitim, duhet të ndërmarrë vendime dhe veprime racionale, veprime me logjikë”.

Në fakt, shteti shqiptar është një shtet klasik ku pjesa më e madhe e vendimeve dhe veprimeve ndërmerren pa logjikë dhe pa racionalitet. Për shembull. Kemi një shtet në të cilin punonjësit e administratës publike, në të tëra nivelet, bëjnë projekt ligje, që i çojnë në Parlament dhe i kalojnë ato dhe janë po këta persona që i shkelin me të dyja këmbët ligjet, të cilat i miratojnë po ata vetë. Kemi një shtet ku pjesa më e madhe e buxhetit të shtetit shkon për pagat e punonjësve të administratës publike, në të cilën, shtresa e lartë e kësaj administrate, nivelet e larta kanë paga shumë të larta, krahasuar me të ardhurat mesatare të popullsisë. Pra, pothuajse gjysma e buxhetit të shtetit prej 4.6 miliardë dollarësh, pra rreth 2 miliardë dollarë shkon për paga personeli, që nuk është aspak e arsyeshme. Paga që në nivelet e larta të shtetit janë paga të shfrenuara, të cilat nuk pasqyrojnë dhe nuk janë në raport të përshtatshëm me nivelin e të ardhurave të qytetarëve. Kemi një shtet në të cilin kryhen veprime arbitrare edhe me pjesën tjetër të buxhetit të shtetit.

Konkretisht, pensionet paguhen nga buxheti i shtetit sepse ka dështuar tërësisht skema e sigurimeve shoqërore, që praktikisht është e falimentuar. Kemi një shtet që paratë e qytetarëve i jep koncesione. Qytetarët, në ditën që votojnë, bëjnë një kontratë me fituesin dhe i besojnë atij qeverisjen dhe paratë e tyre, i besojnë atij buxhetin e shtetit.

Si ka mundësi ti more kryeministër që, paratë që qytetarët t’i kanë besuar ty, i jep me koncesion te sektori prtivat? Si mund t’ja delegosh privatëve ti të drejtën që të kanë dhënë qytetarët ty? Dhe duke dhënë këto koncesiont ti i ke bërë një dëm shumë të madh ekonomisë kombëtare dhe qytetarisë që pret produkte dhe shërbime nga shteti. Duke dhënë koncesione në sektorin e shëndetsisë, ti ke shkatërruar sektorin primar publik të shëndetësisë në Shqipëri, ke shkatërruar të tërë rrjetin e poliklinikave në qytetet e fshatrat e Shqpërisë. Duke dhënë koncesion për incenerim, për djegien e mbetjeve, ti ke shkatërruar tërësisht industrinë e riciklimit në Shqipëri. Duke dhënë një koncesion për kontrollin e doganave, praktikisht ti ke shkatërruar sistemin doganor shqiptar.

Mjaftojnë vetëm këto sa më lart për të treguar se ky është një shtet që nuk merr vendime me logjikë. Ky është një shtet që nuk ndërmerr veprime racionale. Ky është një shtet rrumpallë. Shtet rrumpallë, që drejtohet nga një kryeministër i paaftë për të manaxhuar paratë e qytetarëve, por një kryeministër që është shumë i aftë për të parë shumë mirë çështjet e tija personale, individuale. Shpenzimi i pjesës më të madhe të parave të buxhetit të shtetit për të bërë marketing është një veprim i kundraligjshëm, një veprim arrogant dhe i papërgjegjshëm. Do mbash përgjegjësi kryeministër për këtë.

Ky shtet është një shtet kaotik, anakronik, anarkist. Shtet rrugaç e kriminal, që ushtron dhunë dhe presion ndaj qytetarëve. E vetmja zgjidhje është një qeveri tranzitore me kabinet të formuar nga individë jo politikë e jo partiakë. Vetëm këta mund të bëjnë një kushtetutë të re dhe një kod të ri zgjedhor. Vetëm një gjë ju ka mbetur tani qytetarëve të Shqipërisë që të zgjedhin. Ose do zgjedhim hunjtë, ose do zgjedhim valixhet. Unë ju ftoj qytetarë të zgjedhim hunjtë dhe të shkojmë atje në shesh. Nëse doni që të zgjidhni valixhet, unë personalisht e kam patur shumë të theshtë edhe përpara vitit 1990 që të merrja valixhen, por kam qendruar këtu. Unë ju ftoj që të marrim hunjtë dhe të dalim në shesh. Valixhet t’ja lemë këtij qerratai, maskarai e rrugaçi.

Share: