Home KRYESORE Pse ka frikë opozitari Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore ?

Pse ka frikë opozitari Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore ?

Nga Zef Bushati

Jemi tre muaj para zgjedhjeve lokale dhe KQZ ende vazhdon e merret me mandatet e djegura te deputeteve dhe zevendesimin e tyre. Nje pjese e politikaneve te PD deklarojnë se qeveria do bjere, se Rama do jap doreheqje, se zgjedhjet do shtyhen, se do behen bashke zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Nje pjese tjeter e politikaneve thone se nuk do kete zgjedhje te parakohshme, qeveria nuk do jape doreheqjen, Kryeministri as e ka ndermend te dorehiqet, etj. Me nje fjale kjo situate eshte nje rrumpallehane me nivel e performance te ulet qe nuk arriten ta zgjidhin as nderkombetaret qe vizituan Shqipërine.

Ai qe duhet te dorehiqet ose duhet te shkarkohet urgjentisht nga detyra eshte Kryetari i KQZ Klement Zguri i cili jo vetëm qe eshte i paafte, qe ka probleme me auditin, por shkel ne menyre sistematike Ligjin Zgjedhor duke lejuar propagandë elektorale te Lulzim Bashes ne kundershtim me Ligjin Zgjedhor. Pse ka frikë Opozitari Lulzim Basha nga Reforma Zgjedhore ?

Pse trëmbet Luli nga depolitizimi i Komisionit Zgjedhor ? Pse Lulzim Basha mori vendim për të organizuar protesta më 16 Shkurt dhe 16 Mars vetëm tre – kater muaj para Zgjedhjeve Lokale ? Lulzim Basha eshte deklaruar kunder ndryshimeve ne Ligjin Zgjedhor dhe kete ja ka thene nderkombetareve edhe anglisht edhe shqip duke marre edhe koston e politikanit qe sabotoi hapjen e negociatave ne Qershor te antaresimit te Shqiperise ne BE.

Basha ka frike. Lulzim Basha leshoi nje lume me deklarata rreth asaj se cfare ai mendonte se do te ndodhte ne protesten e 16 Shkurtit. Madje shkoi deri aty sa i beri thirrje Kryeministrit Edi Rama qe te dorehiqej deri me daten 15 shkurt qe te mos behej shkaktari i asaj “hataje” qe do te ndodhte me daten 16 nga protestuesit e revoltuar.

Por me date 16 Shkurt nuk ndodhi “hataja” por u zhvillua nje proteste me se normale e cila zgjati vetem 4 ore si te gjitha protestat standarte te organizuara nga Lulzim Basha, i cili ende beson e shpreson tek militantet e PD dhe tek ata ish drejtues te larte te PD ne Qeveri, ne Tirane e ne Qytete, te lidhur fort mbas interesit te tyre dhe karrigeve te humbura, per te rimarrë pushtetin.

Basha ëndërron natën se do behet kryeministër. Bashes nuk i ka mbetur gje tjeter vetem te vetkenaqet nga disa qindra qytetare te deshperuar qe protestojne per hallet e tyre dhe i genjen mendja se hallet do ja u zgjidhe Basha. Lulzim Basha po perserit skemen qe perdori para Zgjedhjeve Parlamentare duke mbajtur tre muaj disa militante te PD ne çader dhe ne fund beri nje marreveshje me Ramen per te marre pjese ne zgjedhje por pa ndryshuar Ligjin Zgjedhor.

Ai e di mire qe edhe me 16 Mars nuk do behet hataja. Por do realizoje qellimin e tij per te mos ndryshuar Ligjin Zgjedhor. Te gjithe specialistet e dinë se Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor synon fundin e Sistemit te korruptuar Qeveritar ne Republiken e Shqipërisë. Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor synohet që të shkojnë drejt zgjidhjes të gjitha hallet dhe problemet e mëdha që shqetësojnë qytetarët shqiptarë, synohet të ndryshojë rrjedha e zhvillimeve politike, ekonomike e sociale në Shqipëri, synohet te ndryshoje klasa e vjeter politike qe e ka qeverisur 28 vite Shqipërinë, synohet te lind nje klase e re politike dhe në pushtetin qeverisës te ngjiten politikanë te rinj, te pa korruptuar, te pa inkriminuar, te pa kapur nga agjenturat, politikanë të rinj e te ndershëm, patriotë dhe intelektuale, te përkushtuar per te nxjerre vendin dhe qytetaret nga kriza, per ti rikthyer shqiptareve shpresen dhe besimin se Shqiperia do te ndryshoje dhe se në Shqiperi jetohet më mirë se në emigracion.

Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor i heq pushtetin PS dhe PD mbi kontrollin dhe menaxhimin e procesit zgjedhor, i heq mundesine e inkriminimit te procesit zgjedhor, i heq mundesine e shit-blerjes dhe vjedhjes se votave, i jep mundësinë e votimit te gjithe shtetasve shqipetare kudo ku ata jetojne, shkaterron parimin e lavjerresit qe pushteti te shkoje njëherë te PS dhe njëherë te PD, vendos barazinë zgjedhore, e plot elementë te tjerë që na barazojnë me sistemin zgjedhor te shteteve te BE, që rezultati te shpallet disa orë mbas përfundimit te votimeve.

Cilido politikan gabon kur mendon se ja hedh kollaj ketij populli te rraskapitur, ja hedh zyrtarëve te lartë te SHBA e BE. Te gjithë e dine realitetin dhe shume shpejt ky realitet do te ndryshoje ne Shqiperi.

Share: