Home KRYESORE Një përplasje mes palëve të shtunën?

Një përplasje mes palëve të shtunën?

Partia Socialiste do të mbajë të shtunën Kongresin, ndërsa është përgatitur dhe një aktivitet në sheshin “Nënë Tereza”, ku do të prezantohet zyrtarisht Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në Tiranë.

Për këtë Veliaj prej kohësh bën thirrje që të ketë pjesëmarrje, ndërsa nga opozita janë denoncuar raste që sipas tyre iu bëhet presion punonjësve të administratës për të marrë pjesë.
Por mund të kemi dhe një përplasje mes palëve!

Ish-deputeti Edmond Spaho nga Abc News deklaroi se opozita do të vazhdojë të protestojë sa herë të ketë seancë plenare, ndërsa po diskutohet një datë tjetër ku do të protestohet përpara Kuvendit (6 ose 13 Prilli).

I pyetur nëse Partia Demokratike do të zhvillojë një anti-miting të shtunën, Spaho tha se nuk ka dijeni nëse do të ketë ndonjë aktivitet nga selia blu, por nuk e përjashtoi dhe mundësinë e një proteste.

Nga sa jam në dijeni nuk di të ketë aktivitet tonin të shtunën, por nuk e përjashtoj të zhvillojmë një protestë, pasi jemi në një cikël protestash. Nuk e shikoj si anti miting, por si përpjekje për të përçuar edhe njëherë më shumë mesazhin tonë te kjo mazhorancë. Është e mira që mazhoranca ta shikojë me kthjelltësi rrugën ku po e fut vendin. Të shikojë defektet dhe problemet që ka pasur në qeverisje dhe të përpiqet të marrë disa përgjegjësi dhe ti vërë në rrugën e zgjidhjes”, tha Spaho./Opinion.al

Share: