Home KRYESORE Të jesh i lirë në politikë dhe të kesh një ekonomi tregu...

Të jesh i lirë në politikë dhe të kesh një ekonomi tregu të lirë

Nga Kasem Seferi

Të jesh i lirë në politikë për të pasur një ekonomi tregu të lire nuk do të thotë të lejohen forcat mekanike të operojnë sipas zellit dhe dëshirave që janë në kundërshtim me interesin publik, por do të thotë:

 të lejohet çdo individ të zgjedhë se si ai dëshiron të bashkëpunojë në ndarjen shoqërore të punës;
 të lejohen qytetarët të përcaktojnë atë çfarë duhet të prodhojnë sipërmarrësit;

E kundërta do të thotë të lejohet qeveria të zgjedhë dhe të marrë masa shtrënguese, si dhe të sundojë me aparatin e forcës dhe të detyrimit.

Ta lejosh qeverinë të zgjedhë dhe të marrë masa shtrënguese, si dhe të sundojë me aparatin e forcës dhe të detyrimit, do të thotë se nuk prodhohen ato mallra dhe shërbime që “me të vërtetë” u nevojiten njerëzve, por të prodhohen ato mallra dhe shërbime, nga shitja dhe ofrimi i të cilëve priten të fitimet më të mëdha financiare dhe publike.

Për shembull, përdorimi i kursimeve të investitorit do të ishte më mirë në ndërtimin e shtëpive se sa të filmave, pasi shtëpi më të mira janë më të rëndësishme se sa filmat. Është fakt se qytetarët duke shpenzuar një pjesë të parave të tyre për të parë filma, kanë bërë një zgjedhje tjetër.

Qeveria nuk mund të vendosë se çfarë duhet, ose nuk duhet prodhuar.

Qeveria mbetet një zot i mirë vetëm nëse pritet që të bëjë vetëm atë çfarë përkrah individi në lidhje me ndërhyrjen që dëshirat t’i shohë të arrihen.

Të jesh i lirë në politikë dhe të kesh një ekonomi tregu të lirë do të thotë të lejohet qytetari i zakonshëm të zgjedhë dhe të veprojë; të mos detyrohet ai t’i nënshtrohet diktatit të qeverisë dhe grupeve të interesit që e përkrahin atë.

Në investigimin e problemeve ekonomike të ndërhyrjes së qeverisë, duhen parë dhe analizuar ato veprime të qeverisë qëllimi i të cilave është të influencojnë menjëherë zgjedhjen e qytetarit për të votuar.

Gjithashtu, çdo veprim i ndërhyrjes së qeverisë te biznesi ndikon në mënyrë indirekte konsumin.

Ndërhyrja e qeverisë ndryshon të dhënat e tregut, duke ndryshuar, gjithashtu, vlerësimet dhe sjelljen e konsumatorëve dhe jo thjeshtë synimi për t’i detyruar në mënyrë direkte qytetarët të votojnë për atë që përfaqësojnë grupe interesi në kundërshtim me interesin publik përveç atyre që do të kishin votuar në mungesë të ndikimit të qeverisë.

Është përtej dyshimit se një aparat burokratik i fortë që ka në dorë të gjithë pushtetet për të zbatuar masa shtrënguese që e kufizojnë liritë dhe të drejtat bazë të qyteetarit.

Kur duhet marrë me zgjedhjet e qytetarëve për të vituar duhen parë çfarë motivesh e shtyjnë një qytetar të votojë për “a” dhe të mos votojë për “b”.

Thjesht, duhen investiguar cilat efekte bënë të mundur përcaktimin e faktorëve dhe si rrjedhim rezultatin që prodhon sjellja konkrete e qytetarëve.

Këto efekte nuk varen nga konsideratat të cilat i çuan qytetarët të votojnë për “a” dhe të mos votuar për “b”; ato varen vetëm nga veprimet reale të votimit dhe abstenimit për të votuar.

Qeveritë të cilat janë të paduruara për ta mbajtur lirinë në pamjen e jashtme madje, edhe kur liria është e cunguar, e maskojnë ndërhyrjen e tyre direkte te konsumi ndën mantelin e ndërhyrjes te biznesi.

Problemet e përfshira në ndërhyrjen direkte të qeverisë nuk janë probleme të rregullit që bën të mundur korigjimet e dyanëshme të ekonomive individuale në treg, sepse ato shkojnë përtej kësaj fushe veprimi dhe interesit të çështjes themelore të jetës njerëzore dhe organizimit shoqëror.

Në qoftë se është e vërtetë se qeverisë autoriteti “i vjen nga Zoti” dhe i “besohet nga urtësia hyjnore” për të vepruar si roje për turmën e paditur, atëhere sigurisht është detyra e saj të kontrollojë çdo aspekt të sjelljes së subjektit.

“Sunduesi i dërguar nga Zoti” e di më mirë se çfarë është e mirë për qytetarët se sa e dinë ata vetë.

Pra, “na qenka detyra e qeverisë” t’i ruajë ata kundrejt së keqes që ata mund t’i shkaktonin vetes së tyre në qoftë se lihen mënjanë.

Njerëzit e vetëstilizuar “realistë” dështojnë në njohjen e rëndësisë së thellë të parimeve të nënkuptuara, sepse ato luftojnë që të mos merren me problemin, që siç thonë ata, është një pikëpamje filozofike dhe akademike.

Ata argumentojnë se rrugëzgjidhja e tyre në mënyrë ekskluzive udhëhiqet nga konsideratat praktike. Është fakt, thonë ata se disa njerëz e dëmtojnë veten dhe familjet e tyre të pafajshme duke konsumuar drogë.

Vetëm të doktrinuarit mund të ishin kaq dogmatikë sa të kundërshtonin rregullat e qeverisë për trafikun e drogës, sepse efektet përfituese të tyre nuk mund të kundërshtohen.

Shqetësimi i vërtetë i politikanëve dhe ekonomistëve duhet të përqendrohet mbi ato veprime të ndërhyrjes së qeverisë, të cilat kanë synuar t’i detyrojnë sipërmarrësit dhe kapitalistët t’i venë në punë faktorët e prodhimit në një mënyrë të ndryshme nga ajo që ata do të bënin në qoftë se ato do t’i bindeshin vetëm diktateve të tregut.

Nëse bëhet një gjë e tillë, nuk ngrihet pyetja nëse një ndërhyrje e tillë është ose nuk është e mirë, apo e keqe nga çdo pikëpamje e paracaktuar, por vetëm kërkojnë nëse i arrijnë apo jo ato qëllime të cilat ata i mbrojnë dhe i mbështesin mbi atë që po përpiqen të arrijnë.

Analiza e ndërhyrjes së qeverisë nuk do të ishte e plotë në qoftë se nuk do t’i referohej dukurisë së korrupsionit.

Ka dëmtim në çdo veprim të ndërhyrjes së qeverisë në proçesin zgjedhjeve dhe të tregut, që e parë nga këndvështrimi i qytetarëve të interesuar, nuk do të duhej të cilësohej as si konfiskim dhe as si dhuratë.

Si rregull, një individ ose një grup individësh pasurohet në kurriz të individëve, ose të një grupi tjetër individësh, por në shumë raste, dëmtimi i bërë te disa njerëz nuk korespondon me çdo përparësi për njerëzit e tjerë.

Nuk ka një gjë të tillë sa një metodë e qartë dhe drejtë për ushtrimin e pushtetit shumë të madh që ndërhyrjet e qeverisë e vendosin në duart e ligjvënësit dhe ekzekutivit.

Ata nuk i pranojnë të gjithë nocionet tradicionale të ligjit dhe ligjshmërisë në emër të një ideje më të lartë dhe më fisnike të drejtësisë, sepse çfarëdo që bëjnë ata vetë është gjithmonë e drejtë, sepse godet ata që, në mënyrë egoiste, duan të ruajnë për veten e tyre atë çfarë, nga këndvështrimi i konceptit më të lartë të drejtësisë, duhet t’i përkasë të tjerëve.

Fatkeqësisht zyrtarët burokratë nuk janë engjëj, sepse ata shumë shpejt marrin vesh se vendimet e tyre për biznesmenët nënkuptojnë ose humbje të konsiderueshme, ose nganjëherë fitime të konsiderueshme.

Sigurisht ka gjithashtu burokratë që nuk marrin rryshfet, por ka të tjerë që mezi presin të marrin përparësi për çdo mundësi “të sigurt” të “ndarjes” me ato të cilët i favorizojnë vendimet e tyre.

Thjesht, nuk mund të shmanget favoritizmi në shumë fusha të administrimit të masave ndërhyrëse, thjesht favoritizmi; për shembull, në dhënien e licencave, sepse një licencë e tillë për të licencuarin ka një vlerë përfundimtare me para në dorë.

Kujt duhet t’i jepet dhe kujt duhet t’i mohohet një licencë?

Nuk ka ndonjë kufi neutral, ose objektiv në dispozicion për ta bërë vendimin të lirë nga animi dhe favoritizmi.

Nuk ka rëndësi ndryshon apo nuk ndryshon paraja duart në një çështje, sepse skandali është i njëjtë kur licenca i jepet njerëzve të cilët kanë ose priten të bëjnë gjëra të tjera për shërbime të vlefshme (p.sh. hedhjen e votës) për njerëzit nga të cilët varet vendimi.

Korrupsioni është një efekt i rregullt i ndërhyrjes qeveritare dhe, në këtë kontekst, duhen zhvillimet e fundit politike në vend për të pare se ku e kanë çuar problemet që përfshin dukuria e korrupsionit Qeverinë Rama 2.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: