Nga Nikollaq Neranxi*
Përshëndetje miq dhe mirë se keni ardhur në Panairin e 11 të organizuar nga Kompania Neranxi! Falenderoj të gjithë pranishmit, klientët e përhershëm të Kompanisë Neranxi, ata të cilët kanë besuar tek ne dhe rrugëtojnë prej gati tri dekadash me ne në krah, por edhe të rinjtë të cilët i siguroj se nuk do të pendohen për zgjedhjen.
Gjithashtu dua të bëj një falenderim të veçantë për të gjithë furnitorët tanë ndërkombëtarë, me të cilët kemi ndërtuar tashmë lidhje të gjata dhe të konsoliduara dhe kur flitet për bashkëpunime biznesi, ju e dini se nuk është kaq e lehtë që lidhjet të zgjasin në kohë dhe të rezultojnë të suksesshme. Kjo tregon se ne kemi ditur të bëjmë zgjedhjet e duhura, por edhe ata gjithashtu.
Në këtë Panair ne kemi prezent specialistë të këtyre përfaqësive të nderuara të cilët do të jenë në dispozicion të klientëve tanë, përgjatë dy ditëve aktivitet. Irca, Pregel, Pavoni, Callebaut, Toschi, Debic, Italmill, Robo, Valsoia, Bousmalis, Vialco, Përfaqësitë diplomatike qe na kanë nderuar. Gjithashtu dua të falenderoj stafin e përkushtuar të Kompanisë dhe të Institutit Kulinar Neranxi, të cilët si gjithmonë impenjohen maksimalisht për të dhënë më të mirën në këtë event, më të rëndësishmin e vitit.
Padyshim që një panair i këtij lloji dhe i këtyre përmasave, sjell risi të cilat janë gjithnjë të mirëpritura nga klientët tanë dhe më pas edhe nga konsumatorët. Dhe risitë nuk do t’ju mungojnë, kur bëhet fjalë për pasurimin e gamës së produkteve dhe të lëndëve të para si dhe mënyrën e përdorimit.
Por gjithmonë këtyre risive iu paraprin një filozofi e caktuar mbi të cilën do të zhvillohet ekspansioni, qëllimi pse bëhet dhe çfarë do finalizojmë në fund.
Kompania Neranxi po bën tashmë 28 vite në treg, ajo ka fiks moshën e ekonomisë së decentralizuar të tregut në Shqipëri dhe me kaq eksperiencë sa kemi, synojmë gjithmonë për shumë lart, duke parë gjithashtu dhe shumë larg. Vazhdimisht në këto panaire, ju kemi thënë se ne synojmë të sjellim tek ju produkte të cilësisë maksimale, të shijshme dhe të pëlqyera në masë nga konsumatori. Kemi vënë në dispozicionin tuaj mjeshtra të kulinarisë nga mbarë bota dhe mund të them pa frikë se, edhe falë kontributit dhe këmbënguljes sonë, kulinaria shqiptare sot është në një tjetër nivel dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë.
Por sot, ka ardhur koha që të hedhim edhe një hap tjetër, hap të cilin kompani të mëdha në botë tashmë e kanë hedhur. Ne duhet t’i sigurojmë konsumatorëve jo vetëm kuzhinën e shijshme dhe me fantazi, jo vetëm produkte cilësore, por edhe kuzhinën e të jetuarit sa më gjatë. Prandaj dhe slogani i Panairit këtë vit është “Promovojmë kulinarinë e shijes dhe të jetëgjatësisë”. Payshim që kompani të mëdha ndërkombëtare me aktivitet të ngjashëm me Neranxin, kanë vite tashmë që ecin në këtë drejtim dhe ne kemi fatin të ecim në gjurmët e më të mirëve.
Më tërhiqnin vemendjen vazhdimisht, sidomos në mediat italiane, shkrime të cilat kanë tituj si përshembull “Ushqimet që parandalojnë dhe kurojnë sëmundjet”, ose “Si të kurosh semundjet e keqia ne tavoline”, por edhe tituj si “Ushqimet që të shpëtojnë jetën”. Duken si të ekzagjeruara por në fakt kjo është e vërteta.
Në botë njihet me emrin makrobiotika ose shkenca e jetegjatesise, një teori shumë e vjetër, por që modernizimi i jetës dhe promovimi i konsumizmit të gjithçkaje pavarësisht bën apo s’bën mirë për shëndetin, e zbehu deri pothuajse në harresë.
Kjo sepse njerëzit sot shihen si klientë, si konsumatorë, si pengje të trekëndëshit të rrezikshëm klinikë, spital, farmaci.
Për këtë arsye, ne kemi marrë përsipër që njerëzit t’i kënaqim me shijet e mira, por edhe t’i ndërgjegjësojmë për një të ushqyer sa më të shëndetshëm, parandalues të sëmundjeve por edhe kurues. Zoti është treguar mjaft bujar kur ka krijuar botën dhe në natyrë nuk mungon asgjë që njeriut mund t’i nevojitet. Thjesht duhet të dimë si t’i përdorim. Gjithashtu kompani të fuqishme kanë krijuar produkte sipas nevojave të target grupeve të caktuara të konsumatorëve. Dhe ne i kemi përzgjedhur me kujdes këto produkte dhe lëndë të para dhe po e pasurojmë çdo ditë gamën tonë.
Sot nuk ka më arsye që një diabetik, një person në mbipeshë apo një intolerant ndaj glutenit, të privohet nga një pjatë makarona, sepse tek Neranxi ka makarona vegjetale proteinike. Intolerantët ndaj glutenit kanë një gamë të pafund produktesh që janë edhe shumë të shijshme. Problemet e metabolizmit të ngadaltë, të parandalimit të qelizave kancerogjene, të ftohjeve, infeksioneve të ndryshme, etj, zgjidhen me disa erëza mrekullibërëse.
Këto ishin farmacia e dikurshme e njerëzimit që në kohën e Hipokratit, por që ne i këmbyem me anibiotikë dhe ilaçe me shumë efekte anësore.
Këto shembuj ishin sa për t’ju ilustruar idenë sepse më me hollësi, do të njiheni në ditët e panairit.
Gjithashtu në Shkollën Neranxi ne po përgatisim specialistë kulinarie me formim makrobiotik. Tashmë sfidën e kuzhinierëve profesionistë që bëjnë pjata të shijshme, ne e kemi të fituar dhe të tejkaluar. Çdo ditë po furnizojmë tregun me specialistë të shkëlqyer. Por ne po punojmë fort që ata të cilët mbarojnë shkollën tonë, nesër të mund t’i sugjerojnë një klienti në restorant, pjatën e duhur nëse ai ka alergji, nëse është anemik apo ka tension të lartë.
Gjithashtu, me klientët e Kompanisë të cilët menaxhojnë bare, resorante, pasticeri, etj, do të bëjmë ëork-shope të herëpashershme në mënyrë që klientët e tyre të marrin maksimumin nga ushqimi që konsumojnë dhe mbi të gjitha të jenë të shëndetshëm falë tij. Këtë gjë jemi duke e bërë hap pas hapi edhe me shitësit e rrjetit të dyqaneve tona, në mënyrë që konsumatori të marrë gjithë informacionin e duhur për çfarë ne iu ofrojmë.
Kombinimi mes asaj që është e shëndetshme dhe që na pëlqen, është mision plotësisht i realizueshëm në tavolinë, nëse keni në krah një partner si Neranxi.
Sepse të ushqehesh është një nevojë, por të ushqehesh në mënyrë inteligjente është art.
Dhe ne siç e dini, e kemi Kompaninë dhe shkollën, plot me artistë të cilët janë në dispozicionin tuaj në çdo kohë.
Kjo ishte fjala përshëndetëse që kisha përgatitur për ju sot. Me siguri ju jam dukur më shumë si lektor i makrobiotikës sesa si një president Kompanie i cili duhet të flasë për strategji të mëdha biznesi, por siç e dini, unë e dashuroj këtë punë, prandaj i jap rëndësi shpjegimit të detajeve dhe pjeses utilitare.
Faleminderit edhe një herë dhe mos harroni, shijohet shumë, jetohet gjatë dhe shëndetshëm, vetëm kur zgjidhni logon Neranxi!
*Fjala përshëndetëse e Zotit Nikollaq Neranxi, Presidentit të Kompanisë Neranxi dhe Institutit Kulinar Neranxi, në Panairin e Kulinarisë Neranxi 2019!