Home KRYESORE Edhe njëherë për grabitjen në Rinas

Edhe njëherë për grabitjen në Rinas

Nga Ylli Manjani

Konkluzioni, që këndohet nga kori i zyrtarëve të qeverisë, se “ fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari (Kinezi)” është:

  1. Shtetërisht – i papërgjegjshëm;
  2. Ligjërisht – i pa mbështetur;
  3. Proceduralisht- i papjekur;
  4. Politikisht – gafë e rëndë;
  5. Llogjikisht- idiot!

Ajo grabitje, për më tepër e përsëritur, qartësisht as nuk u gatua e as u drejtua në Aeroport. Aty vetëm u ekzekutua.

Është njësoj sikur të thuash se për grabitjen e parave në rrugën Kashar-Rinas, që u bë para 2 vitesh, ta ketë fajin ARRSH-ja!!!

Po hahet kjo llogjikë? Duhet vërtetë të jesh “veshgjatë” që ta pranosh.

Rruga normale do ishte që të bëhej një hetim i plotë që përfshin të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshijnë: punonjêsit e bankës(bankave), punonjësit e shoqërisë transportuese, punonjësit e sigurisë së aeroportit, Punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, doganierët dhe agjentët doganorë, pasagjerët dhe dëshmitarë të tjerë okularë si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Paralelisht, duhej hetuar mirë gjithçka që lidhet me veprimtarinë e personit që mbeti i vrarë. Si ka mundësi që jo vetëm ishte i lirë, por edhe bën të njëjtën vepër dy herë e nuk i hyn gjëmb në këmbë?!

A kishte njohje apo lidhje me hallkat e zinxhirit të mësipërm apo me struktura të sigurisë së Aeroportit?!

Hetimi normal bëhet kur policia kap autorët e krimit dhe produktet e tij ( paratë e grabitura dhe mjetet e krimit).

Pastaj bëhet dhe analiza sa të sigurta ishin masat e planifikuara, të cilat janë SEKRET dhe, si janë zbatuar ato.

A u bënë teste sigurie të befasishme për të parë përgjegjësitë e kompanisë koncensionare apo të të tjerëve.

Shihni pra sa punë hetimore duhet bërë për të arritur në një konkluzion të përgjegjshëm, ligjor, logjik dhe shtetëror!!!

Ndaj ai konkluzion se “fajin e ka Kina” nuk qëndron as për llogjikën e veshgjatëve…

Share: