Home KRYESORE Jemi ne kaos total… Te urtit i vjen te hedh veshet pertoke…

Jemi ne kaos total… Te urtit i vjen te hedh veshet pertoke…

KAOS ME MAOS PREJ MISHI,

Nga Zija Cela

Meqe krijohet prej shkaqeve te ndryshme, edhe llojet e kaosit jane te ndryshem. Sic vjen nga rremuja e sendeve, vjen edhe nga rremuja e ideve. Prandaj ka kaos qe shihet me sy dhe kaos te padukshem, sepse ky ndodhet ne mendjen e njeriut.

Nje kaos i kesaj natyre po haset gjithnje e ma dendur. Eshte kaosi mekatar i Fjales.

Kjo kakofoni, zhurmheri e zallamahi krijohet ne te gjitha heret kur, para atyre qe dine, s’u pushon goja atyre qe nuk dine.

Ne caste te tilla, kushedi perse, te urtit i vjen t’i hedhe veshet pertoke dhe t’ia mbathe vrapit kuturu, pa ditur as ku do te shkoje e as ku do te ndalet.

Gjuha qe kemi ne goje si nje maos prej mishi eshte, se mish ka por kocka thyen.

Vecse nuk mund te jete Do Not Cover. Ajo eshte e lidhur me softhuerin dhe windosin e saj, trurin, prej te cilit duhet te prese patjeter komandat logjike per t’u vene ne levizje. Mirepo c’ndodh, shpesh e shpesh behet vete superkomande dhe pa nevoje, llap e llap, nje cast nuk ndalet ne goje.

Vini re, ju lutem, i pafund eshte kozmosi dhe prapeseprape zoterohet nga harmonia. Vini re, ju lutem, tere ky glob ku jetojme, rrotullohet vazhdimisht ne boshtin e vet, pra ben nje pune vigane, por s’i degjohet nje fije zhurme. Ndersa per ca pune te vockela, fort te vockela, me baterdine e vet, sidomos ne ekran, mjafton nje llafazan dhe te gjitheve na ben duman.

Share: