Nga Genc Mlloja
Ne kete atmosfere qarkullimi/vjedhje te 10 milione eurove ne aeroportin e Rinasit me rastisi te takoj nje diplomat keto dite. Vete shuma e larte, dinamika e ngjarjes si ne filma dhe atmosfera ne pergjithesi ne Shqiperi e drejtoi diplomatin te me bente nje pyetje direkte mbi gjendjen ekonomike te njerezve te thjeshte, perfshi edhe mua.
E di qe ndokush do te me pyes menjehere se ‘mos kisha demtuar imazhin’ e atdheut.
Dakort, por ne kete mes eshte ceshtje e realiteti tim, e tabllose mjerane ekonomike te me shume se 80 per qind te shqiptareve.
Aq me shume isha i sigurte se ai e njihte te verteten hollesisht.
Ndoshta Shqiperine mund ta dua me shume se nje pjese e kesaj klase politike qe e kane kthyer ne placke tregu e plackitje, por nuk mund ta genjeja per pensionin tim me te cilin mbulohen pagesat per drita, uje e telefon/internet (jam gazetar), ilacet se edhe une edhe bashkeshortja kemi nevoje per ta (+70), higjena. Sa imtesira jetike ka shtepia qe vec grate i dijne…
Diplomati tha se pensioni iu eshte rritur kete muaj. Po, i thashe pa entuzizem se vlera e shtuar per mua e bashkeshorten eshte vetem 800 leke…
U ndje keq qe e hapi ate teme dhe nuk pyeti me per jeten e perditshme se njerez jemi dhe e dinte se nuk jetohet vetem me ajr.
Nuk pyeti nese kisha vile apo veture, per pushimet turistike, per vleren e ores, e gjera te tjera te kesaj natyre luksi.
Megjithate kollaren nuk e heq!
Ai vete ishte fqinje me disa politikane e biznesmene ne Rolling Hill. Shpejtoi te tregoj se qerane ia paguante shteti i tij.
“Kurse fqinjet e mij i kane private”, me tha.
E pergjigja ime ishte ne mbrojtje te ‘imazhit’ shqiptar: “Kane punuar rendshem”!
Nejse, i kishte mbetur mendja tek 10 milione eurot qe i mori ‘era’. “Kushedi te kujt jane”, tha, “por sigurisht asnje euro e juaja”.
E dija qe po bente humor e ne kete fryme i thashe se nuk merziten depozituesit- e shperndare ne disa syresh eshte nje asgje por do te ishin me shume vlere ato euro per sistemin e shendetesise ne mizerje, per shkollat ne kushte mjerane, per ngritjen e mbajtjen e institucioneve sociale inekzistente etj.
“Po e kapen ate kapital ndoshta do ta investojne ne keto fusha… ceshtje imazhi, ta permiresojne perkundrejt goditjes se tere sistemit shteteror, madje integritetit territorial”, tha ai duke shtuar se kufiri shteteror i nje vendi anetar te NATO- eshte care.
I pamesuar me ‘bamiresi’ te tilla luajta koken ne shenje mohimi. “Jo, do te shkojne per ate imazhin e tronditur qe ta permiresojne ne syte tuaj diplomatike se cudia zgjat maksimalisht tre dite”, i thashe.
Ne mbrojtje te imazhit desha te paguaj faturen modeste (kafe&uje). Nuk me la e me humor miqesor me tha se mund t’me vlenin per ndonje ilac.
Po mendoja kur u ndame se kisha bere me te miren per te mbrojtur imazhin e Shqiperise ku diplomatet e dine mire ne hollesi se vidhen thesare mbi toke e nentoke, ku varferia eshte dritheruese perkundrejt pasurive si sheike te nje grushti elitar, ku krimi eshte ‘shteti i se drejtes’, ku tek kazanat e plehrave behet lufte per zona influence, ku plasin mina te telekomanduara e te vrasin ne mes te dites, ku femijet nuk kane ku te luajne, ku pensionisteve u urojne… sa me shpejt drejt amshimit!
Nuk ka piktor apo pelivan politik ta ngjyros roze kete imazh anti- njerezor i cili te nxjerr syte dhe te plas zemren!