Home KRYESORE Prilli i thyer i Edi Ramës! Nga Nora Malaj

Prilli i thyer i Edi Ramës! Nga Nora Malaj

Askush nuk mundet më të retushojë situatën ku gjendemi sot! Takimi i Berlini fatkeqesisht prodhoji rezutatin që kishte kohë që diskutohej, ndonëse askush nuk do ta dëshironte që të ishte ky rezultat , siç dhe ngjau!

Kjo ka vetëm një pohim. Edi Rama dështoi me sukses të plotë! Ky ishte prilli i thyer i tij dhe e gjithë grimasa , që ai sot po përdorë është veçse mjaullitjet e fundit të këtij individi kryeministër , që asnjehere nuk e mori seriozisht integrimin dhe nogociatat , senuk i deshi.

Natyrisht situata dhe rezutatet e takimit të Samitit të Berlinit , tregojnë se ku gjendemi ne sot! Me një qeverisje agresive, arrogante , që në vend të programit , bënë batutën .

Me një ekonomi mjerane dhe në limitet e trishtimit, me një bujqësi e blektori të lenë pasdore, me nje Parlament de jure e de facto ilegjitim , me një rini që 84 pęr qind e saj po ikën nga syte këmbet , me shifra të frikshme drejt vrasjeve në rritje, rreth 200 për qind me shumë , në raport po me tre mujorin e 2018, me kapjen e drejtësisë e mos funksionimin e saj , me vjedhjet më spektakolare dhe me shifra marramendëse ( rasti i fundit i aeroportit të Rinasit), që vetëm në skenarë për filmat hollivudian mund të jenë të denjë, me krizën më të madhe të identitetit që po kalojnë qytetarët e këtij vendi, me pasigurinë për jetën , si për ata që janë të punësuar dhe ata që kërkojnë punë.

Pas 120 vitesh nga vepra e Sami Frashërit “Shqipëria çka qenë , ç’është e çdo të bëhet” ende në kancelaritë europiane nuk ka një përgjigje se cfarë ajo , Shqipëria , do të bëhet! Nuk ecet më kështu me nje KM gënjeshtar dhe xhongler. Fati i popullit nuk luhet në bixhoz!

Ndaj sot Ramës iu ngri buzëqeshja në buzë! Më në fund ju tha : “Ndalu beg , se ka hendek! Nuk mund të luaj askush me fatet dhe në kurrizë të kombit dhe kombeve”.
Sot ishte prilli i thyer për Edi Ramën , jo per Shqipërinë dhe shqiptarët!

Share: