Home KRYESORE Qeveria ndryshon ligjin për ndihmën ekonomike

Qeveria ndryshon ligjin për ndihmën ekonomike

Bashkitë nuk do të kenë më kompetencën për dhënien e ndihmës ekonomike dhe pagesën e aftësisë së kufizuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hedhur për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për asistencën sociale”.

Sipas tij, roli i ri i Këshillave Bashkiakë do të fokusohet vetëm në përcaktimin e kritereve për familjet që marrin ndihmë ekonomike, por nuk do të vendosin për përfituesit, të cilët do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror.

Sipas skemës ekzistuese, evidentimi i rasteve dhe shpërndarja e fondit të akorduar nga qeveria bëhet nga pushteti lokal.

Ligji i ri nuk parashikon rritje të ndihmës ekonomike, por më shumë është një ndryshim strukturor në mënyrën e dhënies së pagesave./Opinion.al

Share: