Nga Enver Bytyçi
Prej ditësh kam lexuar dhe kuptuar nga deklaratat e presidentit të Kosovës se ai nuk do të pajtohet me Samitin e Berlinit dhe dy kryesuesit e tij, zonjën Merkel e zotin Macron. Ai, njësoj si dhe udhëheqësit e Beogradit, janë shfaqur të pakënaqur me organizimin e këtij samiti e sidomos me varrosjen e përpjekjeve të këtyre aktorëve së bashku me Edi Ramën dhe Baton Haxhiun për ndarjen e Kossovës.
Me poza prej një kapadaiu provincial, presidenti i Kosovës thotë se për atë Samiti i Berlinit është një hiç, një organizim europian i dështuar, duke aluduar se ai “Mbështetet vetëm te amerikanët”! Në fakt ai është i dëshpruar që miku i vetëm i tij në Uashington, Jon Bolton, mbeti i izoluar, ashtu siç u izolua Thaçi në Prishtinë. Dëshprimin e presidentit unik në historinë e botës, i cili dëshiron që tokën e pasuritë e vendit të tij t’ia japë më domozdo një vendi tjetër fqinjë e armik, e lexojmë çdo moment. Shqiptarët e lexuan edhe ditën e djeshme gjatë dëshmisë së tij në komisionin parlamentar ku u diskutua për dëbimin e paligjshëm të qytetarëve turq nga Kosova.
Por mbrëmë ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër karshillëku ndaj Samitit të Berlinit. Thotë se është e drejtë e tij të këmbngulë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe se këtë do ta bëjë në Berlin. Ka vendosur kësisoj që me çdo kusht ta shkatërrojë shtëtësinë dhe sovranitetin e Kosovës, të luftojë për pesë fshtrat e Preshevës në këmbim të 1200 km katëror të veriut të Kosovës, pjesës më të pasur të vendit e të rajonit në favor të Serbisë! Kjo do të thotë se përpjekjet dhe vendimi i presidentit të Kosovës për ta varrosur investimin e shqiptarëve dhe miqve të tyre në Perendim për ndërtimin e shtetit të Kosovës është i pakthyeshëm. Kjo do të thotë se Presidenti i Kosovës do të shkojë në Berlin pas dy ditësh me axhendën e vet personale, të kundërt me axhendën e institucioneve të vendit, përkatësisht parlamentit dhe qeverisë. Kjo do të thotë se në tavolinën e bisedimeve në Berlin shumica e presidëntëve e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor do ta mbrojnë shtetësinë e Kosovës, ndërkohëqë vetëm njëri prej tyre, pra Hashim Thaçi, përktahur nga Edi Rama dhe Aleksanër Vuçiq, do t’i kundërvihet projektit europian dhe rajonal për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur.
Kjo do të thotë se Hashim Thaçi në përpjekjet e tij për rrënimin e shtetit të Kosovës është në një mendje me Ivica Daçiqin e Serbisë, bashkëpunëtorin e ngushtë të Milosheviçit, i cili pardje thoshte se “Nuk duhet të lejohet që në Ballkan të ekzistojnë dy shtete shqiptare”! Kundër dy shteteve shqiptare është Beogradi, Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Por mesa duket në Berlin vetëm Hashim Thaçi do të dalë hapur pro idesë serbe të ndarjes së Kosovës dhe eleminimit të shtetit të saj, me qëllim që të realizohet ideja e Daçiqit që në Ballkan “të mos ekzistojnë dy shtete shqiptare”.
Vuçiq, Brnabiq dhe Edi Rama do të përdridhen, nuk do të dalin hapur në Samitin e Berlinit. Do të përpiqen që me marifet të injektojnë idenë e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës. Por Hashim Thaçi duket se ka vendosur të bëjë të gjitha përpjekjet e tij ballore kundër Kosovës. Ndërkohë që të gjithëe liderët e tjerë ballkanikë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë, si dhe kryeministri i Kosovës, Haradinaj, do të jenë kundr këtyre përpjekjeve djallëzore në dëm të interesve të shqiptarëve dhe të stabilitetit, paqes e sigurisë në rajon.
Se Hashim Thaçi ka vendosur të vazhdojë të përkrahë axhendën serbe e ruse në Kosovë e ka paralajmëruar edhe një nga këshilltarët e tij, Çollaku, kur para dy ditësh thoshte se presidenti nuk do të rekordojë qëndrimet e tij për Berlinin me qeverinë dhe kryeministrin Haradinaj. Shkaku është se presidenti Thaçi nuk ka heq dorë nga vendimi që ka marrë për ta copëtuar Kosovën dhe territoret shqiptare në Ballkan. Por dëmi është shumë i madh: Prishtina shkon në Berlin e copëtuar, e përçarë, për faj të Esat Pashë Toptanit të Kosovës me emrin Hashim Thaçi, njësoj siç u përfaqësua Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, para plot një shekulli. Fatkeqësisht historia na përsëritet.
Në fakt e gjithë kjo maratonë e presidentit të Kosovës shkon përtej përpjekjeve të Esat Pashë Toptanit, i cili në vitin 1919 ishte pajtuar me Beogradin që në këmbim të ardhjes së tij në pushtet të korrigjonte kufijtë e Shqipërisë në favor të Serbisë. Por ai kishte motiv më të madh se Thaçi. Toptani donte që me ndihmën e Serbisë të vinte në pushtet në Shqipëri. Ndërsa Thaçi e ka konsumuar tashmë pushtetin e tij në Kosovë dhe po bën përpjekje që ata që vijnë pas tij të mos kenë të drejtën të promovohen si liderë të shtetit të Kosovës, pasiqë Thaçi përpiqet ta eleminojë shtëtësinë e saj!
Kjo tragjedi e përsëritur te shqiptarët pas një shekulli (1919-2919) duhej të kishte marrë fund. Ndoshta jo me akte atentatesh si në rastin e Esat Pashë Tpotanit, por së paku me shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i kreut të shtetit!
Tiranë, më 27.04.2019