Home KRYESORE Beje Karrieren tende nje Enderr dhe, Endrren tende beje Realitet.

Beje Karrieren tende nje Enderr dhe, Endrren tende beje Realitet.

Nga Danjela Cela

Ne panairin Neranxi 2018 mora pjese si nje fotografe amatore per te bere foto shoqes time Ornela Celmeta qe ne ate kohe ishte studente ne vitin e pare kulinari.

Gjithmone kam menduar dhe mendoj se reklama ne diten e sotme eshte gjysma e punes. Kuzhina per mua ishte nje deshire qe me dukej e pa arritshme per mundesite e mija ekonomike.

E enderroja te behesha nje kuzhinjere e mire, ose nje piciere profesioniste, por vetem enderroja… Ishte dita e fundit e panairit Neranxi 2018 kur rashe ne syte e Shefit te Kompanise Neranxi z Nikollaq Neranxi.

Ndiqja me pasion cdo levizje cdo detaj qe ti beja foto produkteve gatimeve dhe vet shefit z Neranxi. Por, qe ate dite une do merrja dhuraten me te bukur dhe qe endrra ima do behej realitet kur nuk e mendoja kurre. Ishte zhurma e shkrepjes se fotos se fundit dhe zeri i nje njeriu qe me zgjoi nga “gjumi” dhe me tha eshte realitet.

Vajza ju jeni gazetare? degjova nje pyetje direkte!! Dhe une qe i pergjigjem me habi!

Jo, kam ardhur vetem per ti bere foto shoqes time dhe te bej reklame ketij eventi kaq te bukur dhe me permasa kaq madheshtore.

Ju jeni pjese e shkolles sime? vazhdoi pyetja tjeter ?!

Do doja te isha, por nuk jam pasi mundesite e mija nuk me lejojne te jem!?

Jo, ju tashme jeni pjese e kesaj shkolle moj vajze – ishin fjalet qe me hutuan ate moment.

Jo i nderuar zoteri, pergjigjem serisht e habitur!!

Kush eshte shoqja juaj? Vazhdoi pyetja e radhes?! Dhe une qe drejtoj gishtin nga Ornela Celmeta e cila mbante te veshur uniformen e studentes. Kjo – them plot goje eshte shoqja ime.

Ornela te lutem adresoje tek Elona dhe regjistroje kete vajzen ne shkollen tone! Me percoi ne vesh kjo fjali?!

Vajze ti nga sot je studente e shkolles tone dhe kete e ke dhurate nga une! – Me flet zoteria me zerin urdherues.

Nga gezimi nuk mundesha te besoja asgje qe po degjoja. Ky ishte zoteria Nikollaq Neranxi qe me dhuroi falas shkollen e kulinarise tek Instituti Kulinar Neranxi. Fale bujarise dhe zemergjeresise te ketij njeriu me zemer te madhe une sot gezoj statusin e studentes se kulinarise.

Sot jam ne vitin e pare dega Kuzhine dhe po mesoj me deshire dhe pasion artet e gatimeve tona.

Fjalet jane te pakta per ta falenderuar Familjen Neranxi qe me hapi dyert e shtepis se tyre dhe me dha mundesine qe neser une te jem dikush ne jete. Dhe ne vecanti z Nikollaq Neranxi qe endrren time nuk e la ne sirtarin e harreses, por e beri realitet.

Akoma pa mbaruar viti shkollor, shkolla ku une po studjoj me ka siguruar nje vend pune per sezon veror. Ne nje nga restorantet e z.Nikollaq Neranzi ne Himare.

Endra ime sot u be realitet e ndjehem krenare qe jam pjese e kesaj familje te madhe.

Faleminderit i nderuar Nikollaq Neranxi per mundesine qe me ofruat. Dua te Falenderoj familjen time per mbeshtetjen dhe suportin qe me japin gjate studimeve.

Nuk mundem te qendroj pa falanderuar Drejtoreshen e shkolles znj Elona Kurti. Profesorin tim Mentor Merjemaj i cili me durim dhe perkushim po me meson taktikat e gatimit te kuzhines.

Faleminderit te gjithe stafit te shkolles Neranxi qe ne cdo fushe jane mbeshtetje ne rrugen time te karrieres.

Ne fund, dua te falanderoj shoqen dhe mikeshen time aktualisht studente ne Institutin Kulinar Neranxi Ornela Celmeta qe me ka perkrahur dhe ndihmuar qe dhe une te hedh hapa te sigurt ne kete profesion qe, edhe ajo sikurse une, e dashuron.

Nese dikush do me pyese cfar me sygjeron per te ardhmen time profesionale ?! Une pa hezituar do ju thoja ejani behuni pjese e kesaj shkolle ku e ardhmja juaj eshte e siguruar.

Une jam Danjela Cela, studente dhe krenare e Institutit Kulinar Neranxi. Faleminderit O Zot!

Share: