Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Dikush qe ka bere gafa diplomatike ne Kosove emerohet keshilltare per dipmomaci...

Dikush qe ka bere gafa diplomatike ne Kosove emerohet keshilltare per dipmomaci nga Ministri kosovar i Tiranes!?

Ish këshilltarja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Bukurije Gjonbalaj pra tre vjetëve i shkruante Vatikanit zyrtar, për krijimin e një grupi miqësie parlamentare me Kosovën, te pakten sic shkruan Insajderi qe paska siguruar edhe përgjigjen zyrtare që Vatikani i ka kthyer Gjonbalajt, duke i thënë se ky shtet specifik nuk ka fare parlament.

Mungesen e institucionit te parlamentit ne Vatikan, besojme e dine pjesa me e madhe e qytetareve te zakoshem te Kosoves dhe Shqiperise, por sipas Insajderit zonjes Gjonabalaj duhet tja mesonte Nunsi Apostolic me nje leter qe mban datën 28 shtator 2016.

“Vatikani nuk ka parlament”, i përgjigjet Apostolic, Gjombalajt pas letrës me te cilen ajo i kishte kërkuar krijimin e një grupi miqesie parlamentare midis dy shteteve.

Gjonbalaj ka qenë ambasadore në Itali deri në gusht të vitit 2016, kur aty ishte emëruar ambasadore e Kosoves ne Itali edhe Alma Lama qe eshte nga Shqiperia dhe qe duket se vetem per kete “mekat” te origjines se saj, nga Prishtina dhe kabineti i Hashim Thacit e kane “shkarkuar”.

Po cdodh per cudine e cdokujt qe lexon diplomacine e shqiptare pa interesa partiake apo klanore?!

Gjonbalaj tashme është emëruar këshilltare në Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, në krye të së cilës është është ministri ose qytetari i Kosoves, Gent Cakaj!

Sigurisht askush nuk sugjeron hakmarrje lokale, por duhen thjesht standarde per tu prezantuar tek te huajt me nivelin e duhur fisnik e diplomatik.

Ish gazetarja Alma Lama ka demostruar pergjegjshmeri si ne profesionin e gazetarit, te politikanit ashtu edhe te diplomatit, e per kete cfare bejne autoritet ne Prishtine? E shkarkojne ne menyre arbitrare dhe sipas informacionit qe disponon Perqasje.com, znj. Lama do e ndjek ne rruge ligjore te drejten e saj dhe turpi do i mbetet Prishtines!

Por cfare ben Tirana per te krijuar ekuilibrat e duhur midis dy shoqerive shqiptare? Ne vend qe ti dale ne mbrojtje znj. Lama, ajo emeron zonjen Gjonbalaj qe ben gafa te trasha diplomatike, si keshilltare prane ministrise se europes dhe puneve te jashtme!

Falini o Zot se nuk dine cka bejne dhe se sigurisht per keto veprime te padrejta do paguajne me vote…

Share: