Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Histerizmi në rrjetet sociale, pa shtyllë kurrizore, për mua është neveri.

Histerizmi në rrjetet sociale, pa shtyllë kurrizore, për mua është neveri.

Nga Mirilda Tili

Mua nuk më bën krenare asnjë shqiptar, asnjë meritë e tyre, asnjë arritje e tyre. As nuk më turpëron asnjë trafikant/e, apo kriminel/e shqipare. Nuk më kap asnjë turp i tyre dhe as më vë xixa në ballë asnjë arritje e tyre.

Mua më turpëron vetja ime në rast se flas, sillem dhe veproj, në mënyrë të pahijshme. Ashtu siç më bën të mbaj kokën lart, sërish vetja ime, mendimet, fjalët dhe veprimet e mia.

Këtë histerizmin patetitk, si për ta ngritur dikë në qiell, apo për ta fundosur thellë e më thellë, unë thjesht e injoroj.

Mendoj që meritat kolektive janë hipokrizi, ashtu siç nuk pranoj të laj mëkatet e të tjerëve.

Unë nuk jam një shqiptare e mirë apo e keqe. Unë jam një njeri I mirë apo I keq. Kjo është ajo që më bën të ngrihem në mëngjes me vrap për të arritur synimet, apo të strukem në krevat me dembelizëm.

Ndaj ky histerizmi në rrjetet sociale, pa shtyllë kurrizore, për mua është neveri. Kemi qejf të flasim ëpr të tjerët, po asnjëherë të reagojmë për të drejtat tona, apo kundër abuzuesve tanë. Kërkojmë të tregojmë inteligjëncë duke u viktimizuar, apo lavdëruar me të tjerët.

Jo! Kjo është e tepërt.

Për mua kushdo shqiptar që shënon arritje jashtë territorit të shqipeve, e ka bërë me mundin dhe investimin e vet. Por kjo nuk më nderon mua. Thjesht më frymëzon.

As trafikantët që kapen rrugëve të Europës nuk më turpërojnë. Ata kanë rrezikuar jetën e tyre dhe kanë zgjedhur mëyrën e tyre të jetës. Nuk përdor trurin tim për të bër ëkeq, as duart e mia për të vjedhur.

Ndaj unë mbaj përgjegjësi për mendimet, fjalët dhe veprimet e mia. Madje edhe për fëmiëjt e mij mbaj përgjegjësi për sjelljen time si nëna e tyre, por jo si ata vetë.
E di që këshillat e mia nuk i duhen askujt, por të paktën një kërkesë që mos më lodhni kokën me histerizmat hipokrite dhe patetike na I kurseni.

Share: