Familjet e viktimave te braktisura nga shteti i tyre (emrat e tyre)
Nga Shpetim Zinxhiria
Nga dita në ditë dalin në dritë emrat dhe identideti i shqiptarve që kanë humbur gjurmët në Greqi, siç ishte rasti i tre ditëve më parë kur të afërmit e 18-vjeçarit Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës të cilët jetojnë në Patra më njoftuan për djalin e tyre.
Në këto vite nuk mund te gjesh ndonje shtet ka idiferente për shtetasit etij sa ky i yni.
Fatkeqësisht lista nga java në javë rritet dhe askush me siguri nuk mund të thotë se sa është numri I tyre pasi askush nuk merret me këtë problem përveç familjeve të viktimave.
Nga njera anë theksojmë se lista sa vjen dhe rritet dhe për këtë duhet dhënë alarmi për të filluar hetimet të mëtejshme,duke mos anashkaluar edhe 192 vrasjet apo edhe 26 raste te vdekjeve në burgjet e këtij vendi.
Nga ana tjetër, për hir të së vertetës koha tregoi së gjatë këtyre viteve edhe zyrat administrative kane qene indiferente, po ashtu edhe ato te përfaqësive tona, më e theksuar kjo në Greqi. Janë këto përfaqësi që nuk kanë bërë punën e tyre që u takonte mbështetur ne Kushtetutën Shqiptare por edhe sipas Protokollit të Konventës Ndërkombëtare.Deri më sot asnjë nuk po mban përgjegjësi për këto zhdukje të shqiptarve që për mbi jetese kërkojnë rrugën e migrimit klandestinë, pasi vetëm kjo rrugë ka mbetur ne Shqipëri. Por a duhet dhënë alarm për këto raste ?
Por…
Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 62 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi.
Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 62 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa pesë prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç.
Lista e plotë…!
- Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.
- Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.
- Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.
- Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.
- Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.
- Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
- Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.
- Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.
- Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.
- Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994. Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.
- Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.
- Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.
- Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.
- Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
- Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
- Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me villain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.
- Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.
- Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.
- Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina.
- Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.
- Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.
- Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.
- Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.
- Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
- Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017.
- Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.
- Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij.
- Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.
- Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.
- Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.
- Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.
- Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.
- Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.
- Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
- Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.
- Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.
- Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
- Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.
- Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen.
- Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.
- Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
- Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.
- Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)
- Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të.
- Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.
- Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.
- Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.
- Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.
- Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.
- Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.
- Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).
- Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
- Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.
- Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…
- Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.
- Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.
- Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi.
- Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
- ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.
- Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.
- Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.
- Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare
*****
Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.
Le të imagjinojmë për momentin në se këta do të ishin me kombësi tjetër, a do të heshte shteti I tyre…?