Home KRYESORE Ish diplomati kujton nga “Ramiz Ik” te “Rama Ik”

Ish diplomati kujton nga “Ramiz Ik” te “Rama Ik”

Kthim ne kohe… Nga Genc Mlloja

Ne vitet 1990-91 ne Nju Jorkun e vendit te konsideruar me demokratiku ne bote pothuajse cdo jave kishte proteste para Misionit shqiptar prane OKB-se. Isha diplomat atje ne ate kohe. ‘Ramiz ik!’, ‘Vdekje komunisteve!’ e thirrje te kesaj natyre ne fjalimet e shume drejtuesve te organizatave qe kerkonin rrezimin e qeverise se athershme frymezonin turmen e protestuesve qe protestonin perballe nderteses se Misionit e cila ishte edhe banese e familjeve tona.

Ne ate kohe ata ishin mbeshtetes te PD-se se sapo krijuar ne Tirane e lidershipit te saj shume prej te cileve ish- anetare te PPSH-se.

Cdo te shtune nga ora 10 paradite deri ne 4 pasdreke perseritej i njejti skenar.
Ne ndonje rast i drejtonim nepermjet OKB-se note verbale Uashingtonit zyrtar ku tregonim se po pengohej puna e Misionit e cenohej jeta e familjeve. Ne ndonje komunikim nepermjet OKB-se thuhej se cdo gje ishte ne normat e demokracise.

Ne nje rast disa dhjetra protestues tentuan te kapercenin kangjellat e Misionit per te hyre brenda… Ndaj askujt prej tyre asnje ‘verejtje’!

Pas 30 vitesh:

PS e rilindur nga PPSH ndodhet perballe protestave te PD-se e lindur ne vitet ’90.
Rilindasi socialist Rama kundrejt rivalit demokratas Basha, pasardhes i Berishes. Tash skena eshte ne Tirane nen thirrjet ‘Rama ik!’

E ne mes aleati strategjik SHBA qe nepermjet misionit te tij diplomatik denon ashper dhunen qe demonstruesit opozitare ushtrojne ndaj institucionit qeverises.

Nuk mund te mos kujtoj te kaluaren, pra ngjarjet e viteve 1990- 91 perkundrejt cfare ndjek tani.

Ne ate kohe turri ‘Ramiz ik!’ i mbeshtetur nga Amerika u shnderrua ne pushtet per PD-ne e Berishen, qe kishte ne krah ish – ambasadorin e pare amerikan Ryerson per disa vite kur ishte president.

Sa demokratike eshte diplomacia- duket qarte tani se ‘Rama ik!’ nuk i tingellon mire aleatit strategjik e disa te tjereve perendimore.

Lideret e PD-se tash mendoj se e kujtojne me nostalgji te shkuaren kur mburreshin me mbeshtetjen amerikane e kendonin ‘Go West!’

Tani e per disa vite (?) duhet ti bejne llogarite duke u mbeshtetur ne ‘forcat e veta’, pra te mbeshtetesve te tyre ketu ne kete vend. Cdo vendim i demokratasve eshte me kosto te larte se ‘big brother’ nuk eshte me ne sintoni me ta.

Share: