KOMPLEKSI I EDIPIT (3)
ose:
“ O ju që ecni mbi dy këmbë . “ .
( O ju që ecni mbi dy këmbë!
Nuk e dini çfarë fati po ju pret,
Qoftë të martë, a qoftë të premte,
unë po shkoj në Luvër këtë të enjte. )
[ Nga një thënie në Rinas. Ishte fillimi I viteve ’90- të ]
Një javë më pas, në aeroportin e Rinasit, në mes të dy damave franceze, Gazmendi tërhiqte një
valixhe me rrota, të blerë në Dyqanin e Diplomatëve. Kurse poeti, i shkëputur, paksa, për të marrë gazetën “Koha jonë”, nxitonte dhe ai të ndahej me lulishtarin plak, prindërit e Gazmendit dhe tri motrat e tij: tetëmbëdhjetë, njëzet e njëzet e dy vjeçe. Kuptohet,
kjo rradhitje fliste për këmbënguljen e ardhjes së një djali.
Një vogëlushe e shkëputur, ia preu udhën poetit, kur ajo duhej të bashkohej me të ëmën e cila
po nxirrte nga çanta biletat e avionit. Poetit, atë çast, i buisi sërish një varg, të cilin sapo të ulej në ndenjësen e avionit, do ta hidhte si një ogur të mirë. Dhe kishte të drejtë. Miturakja ngjiste, herë si flutur e herë si pëllumbeshë. Gëzimi i braktisjes
së vendit e kishte përfshirë edhe atë. Por në vargun e poetit do të rritej mosha e saj dhe do të thoshte:
Për martesë . . ,
unë në vendin tim,
do të kthehem
megjithatë!
Befas dëgjohet mbi gjithë gumëzhitjet zëri i ish- tenorit të operës, i cili duke tundur biletën
në dorë, iu kthye turmës së mbetur te gardhi, të ndarë nga njerëzit e tyre, që do të fluturonin:
O ju që ecni mbi dy këmbë!
Nuk e dini se ç’fat po ju pret,
Qoftë të martë, a qoftë të premte,
unë po shkoj në Luvër
këtë të enjte.
Dikush edhe buzëqeshi, ashtu si shumëkush, ngriti supet për pakuptueshmërinë e fjalëve. Por jo
edhe poeti. Ky e kishte nxjerrë përfundimin për ish-tenorin. Njëmend që fjalët e tij dukeshin si të çartura. Por ato shpesh përbënin sentenca filozofike. Po ende sikur parathoshin atë çfarë: në mos kishte ndodhur, do të ngjiste. Madje shumë shpejt. Ishte si
një Kasandër e fundviteve nëntëdhjetë. Poetit iu ndërmend paralajmërimi aty në breg të rërës kur deklaroi:
“Nuk ka rëndësi sa pengesa janë deri te shtëpia e Lejlasë. Vendos hapi i parë që është i çmendur”.
A nuk qe vërtet e tillë vajtja e Poetit në dhomën e francezes? Për më tepër, i maskuar si grua
me parukë dhe me burnuz . . .?
Poeti u sistemua në holl së bashku me francezet dhe Gazmendin, të cilit i vinte gjumë. Doemos.
Ai e kishte gdhirë natën e shkuar në familjen e tij në Durrës. Qe mbledhur i tërë fisi e krahasueshme kjo me traditën e përcjelljes së djalit ushtar . . .
Eh! Askujt nuk i shkoi ndër mend ta pyeste se çfarë shkruhej në atë tatuazhin e tij e cila ishte
si e kopjuar nga ajo që thuhet se natyra ka qëndisur në krahët e trumcakut, vizatimet e të cilave me gjuhën e njerëzve lexohen: “Nuk e mbaj dot veten pa fluturuar për atë që dua!”
Dhe kjo ide, në qoftë se ishte e Gazmendit, në daç edhe për ta qëmtuar, do të mjaftonte që Pitagora
ta përzgjidhte në shkollën e tij. Nuk është për t’u habitur që Gazmendi fluturonte për në Francë, ku do të bënte shkollën e mesme, pse ishte djali pas tre vajzave radhazi. Por dihet, tanimë, se ndërsa gjyshi dhe gjithë familja e shihte si karafilin në kopsht,
ai e kuptonte se qe zog, që do të fluturonte për në Francë dhe quhej Gazmend Farka.
Marsejeza ndihej tepër, po tepër e lumtur me këtë ndërmarrje. S’qe aspak për të vënia në shina
vetëm e merakut të një lulerritësi. Jo. Një zë i brendshëm i pëshpëriste se nevojitej të bënte diç madhore për shpirtin e ish-burrit të saj. Eshtrat e tij preheshin aty, në Pllajën Bergo. Edhe falë ca njerëzve të panjohur, por që do të ktheheshin më pas në
miqtë e saj më të mirë. Vërtet, pas ca bubullimave do të shpërthejë shiu, por koha do të hapet e do të duket në qiell dielli. Dhe ky s’del për vete. Por për të tjerët. Aq më tepër për ata që kanë nevojë për ngrohjen e tij.
Poetin e tërhoqi titulli i një shkrimi, po aq sa portreti i një të moshuari. Dhe, ndërsa bëhej
gati që diku në një cep të hidhte vargun, që i lindi aty përjashta, kur ia preu rrugën vogëlushja, stilografi i mbeti në dorë. Dhe ndonëse ishte tejet e çuditshme, por e njëmendtë, njeriu që shihte në gazetë: një burrë i moshuar me mustaqe të prera spic, me
kostum si të viteve tridhjetë, dopio-petë dhe me një borsalinë, si të kishte dalë nga faqet e një tjetër gazete të njëjtë “Koha jonë”, hapur këtu e aty nga udhëtarët, u afrua pranë tyre. Nuk kërkoi të hynte në ballesën e gazetës së tij. Jo. Ai thjesht hoqi
borsalinën dhe, si futi në gojë një karamele-mente, me një frëngjishte për t’u admiruar, shprehu:
– Më falni, zonja të nderuara
dhe ju zotni gjithashtu i nderuar. Por dëgjova të flisnit frëngjisht, gjuhën me të cilën kam mësuar në rininë time, kur studioja për mjekësi në Paris. Dhe ja tani, pas gjysmë shekulli më takoi që në këtë udhëtimin tim nostalgjik të dëgjoj të flitet kjo gjuhë
e bukur dhe mendova t’i shtoj edhe zërin tim si një violinë e paakor- duar në kuartetin tuaj kaq harmonik të të artikuluarit.
U përcoll pak dhe vërtet, si i dalë nga një kujtesë gjysmëshekullore, përsëriti: – Më falni në
qoftë bezdi tek ju prania ime, se… e ndiej që ylli im është shuar me dekada, tashmë.
– Aspak! – gjegji e para zonja Marsejezë dhe u ngrit në këmbë. Tjetri zgjati dorën dhe tha emrin:
– Jam doktor Kreshtani. Kështu më njohin në Tiranë dhe në të gjitha… (ai u mendua pak përpara
se të thoshte) sallonet mjekësore të vendit.
Poetit iu kujtua se diku në një revistë periodike, për mjekësinë, kishte lexuar një debat mes
shumë të tjerëve, mbi problemet psikiatrike dhe përplasjet midis dy shkollave, a dy mendësive: nëse duhet të quheshin ‘pacientë’ apo ‘klientë’ vuajtësit kronikë të një patologjie psikike. Dinte gjithashtu se doktor Kreshtani kish përpunuar teorinë e Frojdit
e të Jungut mbi Libidon, këtë energji psikike që ndodhet te idi dhe që furnizon motivacionin (shtysën).
Po ende ai kish mësuar njëkohësisht se ku ndahej doktor Kreshtani nga kjo teori, e cila përpiqet
të shpjegojë atë që sapo ka ndodhur dhe jo të parashikojë sjelljen. Gjithsesi, doktor Kreshtani, si gjithë plejada pas-Frojdjane, vlerësonte lart modelin e hershëm të konceptit impuls. Krejt ndryshe nga doktor Fotjani dhe metodat e tij në përshtatje me diktaturën
dhe represionin për të cilat lexuesin s’ka pse ta lodhim me përsëritjen e tyre diktuar nga praktika sadiste të “shkollës ruse”.
U prezantuan të dyja palët dhe poetit iu desh të shpjegonte se kish dijeni për polemikat në fushën
e mjekësisë, pasi në bibliotekën e qytetit do të shkonte, të paktën një herë në javë, për t’u hedhur një sy periodikëve si: “Studime mjekësore, “Pedagogjike”, “Studime juridike”, “Studime historike” e të tjera. Të gjitha këtyre ai, në artikuj të rëndë- sishëm,
mundohej t’u bënte edhe një lexim të dytë në frëngjisht, njëkohësisht.
Pas bisedave të para të karakterit paraqitës dhe etik, poeti tha diçka lidhur me ato çka përmendëm
dhe veç të tjerave nënvizoi, se kishte dijeni për diskutimet e tij me doktor Fotjanin, por, posaçërisht, ashtu siç janë poetët, ai do ta befasonte doktor Kreshtanin me përfytyrimin që i krijonte doktor Fotjani. Atij iu desh ta thotë këtë në shqip se druhej
mos gabonte me fantazinë e tij.
– Dhe si ju është dukur në debat?- qe pyetja e Dr.Kreshtanit për kolegun e tij.
– Sikur e mban cigaren në gojë dhe ajo, ndonëse është zvogëluar tejet, ai nuk shqetësohet mos
ia përvëlon buzët, sepse kapuçi me siguri që është ngjitur në pjesën e jashtme, e cila e lejon të vazhdojë ligjërimin, shoqëruar me gjeste duarsh. Pamje më komike s’ke ku gjen.
Kaq mjaftoi që doktor Kreshtani të shpërthente në një të qeshur me lot, pa mundur dot të thoshte
plotësisht fjalët:
-Fantastike, e pabesueshme! Por plotësisht e vërtetë. I keni rënë pikës. Si është e mundur me
përfytyrim të keni kaq saktësi për t’iu afruar gati përsosmërisht-tipit? – Dhe doktor Kreshtani para se të priste përgjigjen e poetit, iu drejtua zonjave franceze:
-Të na falni se bashkatdhetari im po më befason me një vëzhgim të cilin edhe pse kam gjysmë shekulli
në psikiatri, po mahnitem nga përfundimet e përfytyrimet e tij vetëm me lexim. Pastaj u kthye nga poeti dhe i bëri një pyetje të dytë: – Për çfarë keni mbaruar?
Poeti nënqeshi:
– Mos e kërkoni te shkollimi formimin tim, doktor, se kam kryer vetëm Institutin Pedagogjik në
Shkodër. Nuk e di, mbase kjo vjen nga dhuntia për të kapur të veçantën në rrëmujën e tipareve individuale. Për doktor Fotjanin, me gjasë, duhet të ketë ndikuar dhe emri i tij: Fotjan, që unë do ta gjykoja se tipi i tij i zjarrtë duhet t’i përgjigjet asaj për
të cilët ithtarët e predestinatës tejçojnë teorinë e tyre.
Doktor Kreshtani ndofta do t’i shtonte kësaj diçka tjetër, por në fortafolës u dëgjua zëri nga
qendra e informacionit se “Air-Francë” do të vonohej edhe të paktën tridhjetë minuta. Prandaj atij iu desh të kthente në frëngjisht dialogun me poetin.
-“Predestinata*”! – përsëriti doktor Kreshtani si me vete, – edhe në rininë time flitej për të.
Madje me zell të tepruar lexohej nga adole- shentët që ngatërronin prirjet e tyre me emrin, pjesa më e madhe e të cilëve, qe trashëgimi. Ndryshe nga prona për të cilën ndiqej praktika e rrobaqepësit, “mat dhjetë herë e prit një herë”.
-Si e gjithë bota e krishterë, lidhur me trashëgiminë e emrit. Krejt ndryshe është bota islame,
doktor.
– Po?
– Ata i udhëheq një filozofi tjetër, sipas së cilës: Mos e trashëgo emrin tënd sepse ke për ta
humbur shpejt atë.
– Djalosh, po më befasoni me horizontin tuaj.
Ai nuk e fshihte kënaqësinë që po bisedonte me një të ri niveli i të cilit, jo vetëm i ngjante
universal, por i mirinformuar me krenajat.
– Nuk mund të di si është jetëgjatësia e njërës palë, krahasuar me tjetërën, për të vërtetuar
këtë… sentencë, doktor. Por apriori, them se ka po aq gravitet sa edhe predestinata.
– Varet se ç’kuptojmë me nocionin humbje, – ndërhyri zonja Marsejezë në bisedë. – Në qoftë fjala
për emrin, në se zbehet kur ky trashëgohet, është një diskutim, por edhe për këtë sërish kërkohen statistika. E, pa dyshim edhe studime. Fjala vjen: Aleksandër Dyma (Ati), nuk besoj se humbi vlerën e emrit të tij edhe pse i biri, me të njëjtin emër, shkrimtar
gjithashtu, nisi të botojë drama dhe komedi me përmbajtje sociale. Kujtoj këtu “Zonja me kamelje”. Verdi do të shkruante pas saj “Traviatën”, i cili për mua e tejkaloi babanë. Por a do të thoshin të njëjtën admiruesit e romaneve historike e kalorsjake të të
atit, si: “Tre musketierët” apo “Konti i Monte-Kristos”? Sa i përket jetëgjatësisë nuk më duket se ha diskutim.
– Në raste analoge, mama, ka edhe qesëndisje që s’ka të bëjë me emrin, por sidoqoftë përfshihet
në atë që mund të inkludohet në ‘duelin’e vazhdueshëm ‘etër-bij’.
Doktor Kreshtanit i doli në shteg ‘Kompleksi i Edipit’, tema e tij e parapëlqyer, dhe priste me
durim që zonjusha Julietë të përfundonte. Por poeti e spostoi pak kur tha: -Sa i përket doktor Fotjanit, në diskutimet për ‘të ju jeni shprehur se: s’mund të hidhet tjetri në rrugë si një kapuç cigareje. Kjo do të thotë shumë për një njeri të letrave. Aq më
tepër për atë që njeh Algoritmin dhe heuristikën.
Doktor Kreshtani ishte pak të thuhej se u ribefasua. Ai u pataks kur tha: – Ti ke dijeni për programin
IDEAL për zgjidhjen e problemeve propozuar nga Bransford dhe…
– Stein, – plotësoi poeti.
– Ekzakt, – tha doktor Kreshtani dhe shtoi: -Janë studimet në pesëvjeçarin e fundit dhe kjo i
bën nder inteligjencës suaj. Por, po shoh se keni në duar gazetën “Koha jonë”.
Poeti shfletoi dhe në një cep ishte edhe portreti i Dr. Kreshtanit me borsalinë si ta kishin fotografuar
pak para se të futej në këtë holl aviacioni.
– Qenkeni shprehur dhe ju për ngjarjen në “Hotel Dajti”, doktor?
– Po, – tha Dr. Kreshtani, – e para se rastësisht u ndodha në vendngjarje dhe e dyta, kur mora
vesh cili ishte, në njëfarë mënyre… e prisja që t’i ndodhte një gjë e tillë. Dhe s’mund të mos prononcohesha.
– Pse, doktor, kishit ndonjë arsye?
Doktori tundi kryet dhe tha:
– Për shkak të asaj që folët edhe ju për ‘predestinatën’, djalosh. Aspak shkencore nuk duket?
Njësoj mendoj edhe unë. E tillë ngjan. E veçantë se, përjashtimore ka qenë jeta e atij djali, që në moshën pesë vjeç. Afeksioni për nënën, vuri në shënjestër babanë. Natyrisht, pa e kuptuar se ç’bënte, e denoncoi atë për ‘Tradhti ndaj Atdheut’.
Por edhe këtu mund të hapim një parantezë. Lëmë mënjanë moshën fëmijërore. ‘Thirrja e gjakut’
duhet ta frenonte. Ajo nuk veproi fare. Arsyeja ishte se ky nuk qe ‘babai biologjik’. Kthimi mbrapsht i emrit Ortep, na sugjeron këtë për ta gjetur e lexuar Petro. Kështu, Zoti më shpuri në vendin e ngjarjes si të isha prokuror dhe pashë në hotel “Dajti” vërsniken
e tij. Edhe pse ky i propozoi dashuri. Ajo, me sa duket i kujtoi deviacionin e tij pësuar në fëmijëri, ngaqë kishte qenë komshie me të. Valvola e autoklavës shpërtheu. Qe një vetëvrasje, së pari në ndërgjegje. E çuditshme pas kaq vitesh. Por edhe më i jashtëzakon-
shëm mjeti. Ai rrëmbeu shishen me acid, a lëndë abrazive, që përdorte shërbyesja për të zbardhur mermerët (edhe tani që po hedhim këto radhë kujtojmë gjakftohtësinë e tij në përmbushjen e urdhrave të diktaturës, kaluar ftohtësisë së mermerëve, derisa ishte
i pajisur me armë heshtëse), dhe spërkati sytë e tij për t’i ‘argumentuar’ vajzës dashurinë. (Dhe ne, sërish, veçojmë se ai ishte ‘qorruar’, së pari nga zbatimi i urdhrave të diktaturës nën këmbët e së cilës jetoi dhe tani, një shërbyese, moshatare, ia hoqi
thonjëzat fjalës “qorrim”. Që, vetëm për një dekikë të shohë me sytë e tij vetveten e ta njohë atë. Pas kësaj s’kishin ç’i duheshin sytë. Aq më pak vështrimi. Kurrsesi drita e tyre.
-Për të na dhënë neve të fushës, – do të vazhdonte Dr. Kreshtani, – të shihnim rastin e pastër
mbi “kompleksin e Edipit”.
Këtu, doktor Kreshtani, kishte të drejtë. Se ashtu siç edhe është i njohur tashmë lexuesi me faktin
që Ortepi pa e ditur e vret të atin biologjik Petro, nën një zhbalancim të çastit si te “Kompleksi i Edipit”.
Pas kësaj Dr. Kreshtani nuk foli më. Mbi të pranishmit u end një tis i trishtë e hijerëndë. Nën
këtë ngrysje, në mos ulëritëse, vajtimtare, Gazmendi i vogël hapi sytë, tejet i befasuar.
Dr. Kreshtani pa se adoleshentit iu duk krejtësisht i ftohtë e tejet i huaj mjedisi, pas së cilës
vjen malli për të tutë. Po ende, jo në pak raste edhe pendesa, që tashmë në mënyrë të pakthyeshme barazohej me zero.
Doktori e ndjeu se ishte ai me bisedën e tij shkaktari i kësaj rëndese tejet shtypëse prandaj
iu kthye në shqip poetit për ta ndryshuar e diç ëmbëlsuar klimën:
– Pak më parë dhatë përshtypjet tuaja nga leximi i polemikave me kolegun Dr. Fotjani.
– Po.
– Por… sikur më kursyet mua në përfytyrimet tuaja. Apo për shkak të groteskut, nuk e patë të
udhës t’i tregoni?
Poeti buzëqeshi ëmbël. Qe nga ato buzëqeshje, mbase të huazuara nga zonjusha Julietë, që fshihte
mendimin e vërtetë ku sheqerosej gjykimi.
– Më duket se e keni kuptuar doktor, se është kjo e mbramja: fundja, përfytyrimi është vetjak
dhe… një fanitje.
Sidoqoftë doktori ishte psikolog dhe s’mund t’i kaloje me një përkufizim të këtij lloji.
-Pse është i tillë, – tha ai në frëngjisht, – s’keni pse të nguroni. Përshtypjet s’janë… diagnoza,
– e nxiti ai.
– Doktor Kreshtani, – nisi poeti një arsyetim të një lloji ndryshe, – kur diskutoja me një njohës
të greqishtes këta muajt e fundit mbi ‘komunistët idealistë’,
ku besoj hyni dhe ju, përderisa latë Parisin e bukur dhe erdhët këtu të bënit hipnozuesin në
çetat partizane. E kam mirë?
– Ekzakt! – pohoi doktori.
– Njohësi i greqishtes më tha fjalën greke:
alotrop.
Përkthimi fjalë për fjalë i kësaj thënieje të huton.
– Pa dyshim, – tha doktori, që e zotëronte gjuhën.
– Por kur shfletoi Larusin anglisht, një miku im, edhe pse botimi i viteve ’30-të, gjeti shpjegimin
se: alotrop
është secila nga format e ndryshme që mund të ekzistojë një element. Dhe merr si shembull
Karbonin,
i cili ka tre
alotrope:
grafitin, diamantin, dhe qymyrin amorf.
grafitin, Pas kësaj bindesh.
Dr. Kreshtani, disi i hutuar tha:
– Ku hyn këtu Komunisti
ideal?
Zonjat franceze buzëqeshën njëkohësisht dhe ngjashmërisht. Fizikania Julietë ndërhyri edhe për
të zbutur ‘ironinë’:
– Hyn, doktor, hyn. Madje mund të them se është gjetja më e përafërt që i shkon se… dihet, çdo
krahasim çalon.
– Ekzakt.
– Më lejoni, doktor, t’ju them se është shembulli më tipik mbi . . .dështimin.
– Pse?
– Sepse të dy elementet që merren në analizë janë
qymyr amorf.
Njëri donte të bëhej
diamant
dhe u zhgënjye edhe vetë.
– Po, – tha doktor Kreshtani. – Ky është
Komunisti idealist.
që kujtoi se do të hante me
lugë floriri.
– Fizikania, – tha poeti, – si të kish lexuar bindjen time,