Opozita e bashkuar sheh si zgjidhje për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme një qeveri tranzitore që do të zbatojë 10 detyra konkrete.
Kjo qeveri do të zhdukte kapjen e autoriteteve nga krimi, abuzimet me listat zgjedhore, punësimet në administratë dhe më tej.
Plani u prezantua nga Oerd Bylykbashi, bashkë-hartues ndër vite i kodeve zgjedhore, dhe ish-bashkëkryetar i komisionit të posaçëm për reformën deri kur opozita dogji mandatet dy muaj më parë.
Sipas Lulzim Bashës, 10 detyrat për sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk kanë nevojë për ndërhyrje të theksuar ligjore, por mund t’i kryejë vetëm një qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.
Lexo më tej:
Andi Bushati: Platforma zhgënjyese e opozitës
10 detyra të qeverisë tranziotre
-Goditje me tolerancë zero e strukturave politike dhe kriminale të përfshirja në shitblerjen e votës.
-Ndalimi i presionit qeveritar mbi drejtësinë për t’i hapur rrugë hetimit mes bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe pushtetarëve.
-Monitorim i rreptë dhe goditje me tolerancë zero ndaj presionit mbi administratën publike dhe zgjedhësit.
-Ndalim i prokurimeve, tenderëve, koncesioneve apo PPP-ve, licencave, favoreve apo abuzimeve të tjera me burimet shtetërore.
-Kontroll dhe marrje masash për emërimet dhe shkarkimet e paligjshme nga administrata publike apo kompanitë shtetërore, si dhe për ndryshimet e paligjshme në listat e ndihmës ekonomike, personave me aftësi të kufizuar, etj.
-Pajisje e shtetasve me letërnjoftime, skema lehtësuese dhe hetim penal i falsifikimeve të letërnjoftimeve.
-Regjistrimi i adresave të të gjithë shtetasve dhe hartimi me integritet të listave të të gjithë zgjedhësve.
-Hetim dhe ndëshkim me tolerancë zero i votimit fiktiv të emigrantëve.
-Shkëputje e lidhjes së policisë me krimin, goditjen e p[policëve të inkriminuar, angazhimin e policisë kundër krimit zgjedhor dhe garantimi i sigurisë në zgjedhje.
-Raport me transparencë i veprimtarisë ligjzbatuese dhe akses i besueshëm i opozitës, në mënyrë që ky proces të jetë i besueshëm.