Home Gjeo-Ekonomia Pikëpyetje për koston e “Orikum-Llogara”, 5 milionë euro për një kilometër

Pikëpyetje për koston e “Orikum-Llogara”, 5 milionë euro për një kilometër

           

Qeveria miratoi kontratën e tretë koncesionare Orikum-Llogara. Kjo kontratë, në ndryshim nga Rruga e Arbrit, u soll nga qeveria për diskutim dhe më pas miratim në kuvend.

Koncesioni është fituar sërish nëpërmjet ofertës së pakërkuar nga kompania “Gjikuria”, me një shumë finale prej 70 mln euro, e cila mbulon ndërtimin dhe mirëmbajten e saj.

Por edhe në këtë kontratë dyshimet e ekspertëve ngrihen për një kosto, e cila nuk justifikon investimin pasi segmenti rrugor kryesisht në terren fushor që nis nga Orikumi deri në nisje të arkut të LLogarasë, ka një gjatësi prej 14.7 km, ku kostoja për kilometër arrin në 5 milion euro.

Në total qeveria ka dhënë 3 kontrata të tilla, rrugën e Arbrit, punimet e të cilës kanë nisur një vit më parë, rrugën Milot-Balldre si dhe Orikum-Llogara.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore por edhe KE-ja në progres raportin e saj të fundit,  kanë mbajtur një qëndrim të prerë kundër kontratave konçnsionare, duke shtuar se këto kontrata ku propozimet vijnë nga bizneset dhe projektet janë të hartuar prej tyre përbëjnë rrezik për një kufizim të konkurrencës në treg, pasi bëhen pa garë dhe fitohen nga njerëz të afërt me qeverinë. Por jo vetëm, këto kontrata janë gjithashtu një rrezik për buxhetin pasi mund të shoqërohen me kosto të fshehura./Opinion.al

Share: