Home KRYESORE Presidenti Meta flet për krizën dhe një mesazh për Edi Ramën

Presidenti Meta flet për krizën dhe një mesazh për Edi Ramën

“Kjo situatë nuk duhet të ekzistonte kurrsesi, pas 22 vitesh kur Shqipëria ndan vitin 97, që ishte nj vit mjaft fatkeq, të gjithë t’i thërrasin mendjes dhe të mbajnë përgjegjësi për interesa tërësisht egoiste dhe oklute Shqipëria nuk ka përse të shkojë në konfrontim dhe as shqiptarët. Ata kanë vendosur të bashkëjetojnë në mënyrë demokratike dhe janë ndarë me sistemet përjashtuese që në vitin 90”.

Ka qenë kjo deklarata e presidentit Ilir Meta, para Konferencës së 3-të të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike me temë: “Kultivimi i bimëve mjekësore dhe rritja e cilësisë, garanci për rritjen e punësimit dhe eksporteve”.

Mesazhet e kreut të shtetit për një dialog nuk kanë munguar prej kohësh, por pak ditë më parë pavarësisht kësaj palët ende nuk janë ulur në diskutime. Ditë më parë ishte kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat tha se kreu i shtetit nuk e kishte thirrur atë në një takim për të diskutuar për krizën.  E për këtë presidenti Meta kishte këtë përgjigje:

“Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë tek të tjerët aq më tepër tek presidenti i Republikës. Ata e dinë vetë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe duhet të jenë të përgjegjshëm për pasojat që do kenë nëse do e çojnë vendin drejt konfrontimit”

Në një tjetër zhvillim politik, drejtues të lartë të Partisë Demokratike të opozitës pohuan të enjten se ata kanë porositur degët e tyre nëpër qytete, që të propozojnë anëtarë të opozitës në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, (KZAZ), edhe pse kjo parti nuk ka regjistruar kandidatë për zgjedhjet vendore.

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka dhe sekretari i përgjithshëm i saj, Gazment Bardhi, i deklaruan se kanë porositur degët që të propozojnë anëtarë nëpër KZAZ, sepse po manipulohet rëndë procesi zgjedhor, duke nisur me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Partia Demokratike nuk ka regjistruar kandidatë për zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit dhe afati ligjor për këtë ka kaluar./ Opinion.al

Share: