Home KRYESORE Edi!!! Time to sign out! Nga Dr. Enriko Ceko

Edi!!! Time to sign out! Nga Dr. Enriko Ceko

Në votimet e datës 30 qershor 2019, sipas Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, që kontrollohet nga e ashtuquajtura Parti Socialiste,votuan 771.179 persona nga 3.464.328 votues, pra, 2,7 milionëqytetarë abstenuan. Ata refuzuan të votojnë dhe braktisën marrjen e vendimit për drejtuesit e pushtetit vendor, sepse nuk besojnë te kandidaturat e paraqitura kryesisht nga e ashtuquajtura Partia Socialiste e Shqipërisë, kandidatura të urryera, me diploma false. 

Duket se rreth 80% e shqiptarëve refuzuan sot votimet mazokiste tip harakiri të Edi Rames. Me 20% të popullsisë në votime, krahasuar me 47 % në vitin 2015, humbja duhet të kishte sjellë dorëheqjen e Edi Ramës dhe hapjen rrugës të një qeveri tranzitore, thënë kjo nëse do të kishim të bënim me një individ të përgjegjshëm dhe normal, shtuar këtu edhe faktin se jo të gjithë këta 771.179 persona kanë votuar për të ashtuquajturit kandidatë të Partisë Socialiste.

Rezultati i votimeve të datës 30 qershor 2019 është shuplaka më e madhe që populli shqiptar i ka dhënë politikës shqiptare dhe aktualishtEdi Ramës, kryetarit të të ashtuquajturës Parti Socialiste. Klasapolitike shqiptare, ku Edi Rama është një ndër eksponentët kryesorë eshte e korruptuar, e paaftë, e papërgjegjëshme, e pandërgjegjëshme, e paedukuar, e paedukatë, e patrainuar, karieriste pa merita, servile e ndërkombëtarëve, etj. 

Rezultati i këtyre votimeve është i qartë:1. Votime të dështuara.2. Qeveri pa legjitimitet.3. Edi Rama ka humbur votëbesimin qytetar.

Rezultatin e këtyre votimeve duhet ta lexojmë me shumë kujdes dhe me shumë vërtetësi. Por, në fakt drejtuesit e të ashtuquajturës Parti Demokratike dhe të të ashtuquajturës Parti Socialiste përpiqen që t’a shesin në sytë e publikut si fitore të tyren. 

Lulëzim Basha përpiqet që ta shesë rezultatin e votimeve si rezultat tëpartisë që drejton, ndërsa Edi Rama përpiqet që dështimet e thella t’i shesë si suksese.

Konferencat për shtyp të të dy këtyre personave, pas mbylljes sëprocesit të votimit të datës 30 qershor 2019, tregojnë paaftësinë e këtyre personave për të lexuar vendimin e qytetrëve dhe paftësinë e këtyre dy personave për të drejtuar vendin si në pushtet ashtu dhe nëopozitë.

Në fakt, këto votime tregojnë jo vetëm ilegjitimitetin e të gjithë grupimit që është në pushtet dhe faktin e manipulimit dhe vjedhjes sëvotave në zgjedhjet e vitit 2017, por edhe ekzistencën e një opozitejashtëparlamentare, kaotike dhe anarkiste. 

Për të shmangur greminën ku po shkon vendi, si rezultat i gjendjes skandaloze politike, ekonomike, sociale, kulturore, sportive, mjedisore, ligjore, etj,e cila vjen nga drejtimi i vendit nga qeverisjet shumë vjecare psikopatike, arrogante dhe nga opozitat inekzistence mendjemadhe, është mëse e nevojshme që të kalohet në një qeveri tranzitore, teknike, drejtuar nga specialistë të ekonomisë, ligjeve dhe inxhinerive, me kabinet teknik, e cila midis të tjerave ka për detyrë që të përgatisë kushtet për zgjedhje të parakohëshme, të përgjithëshme për pushtetin qendror dhe atë vendor.

Largimi i Edi Ramës, menjëherë pas përfundimit të procesit tëvotimeve të datës 30 qershor 2019 dhe dhënia e mandatit qeverisëtranzitore, qetëson gjendjen aktuale dhe krijon parakushtet për zgjedhje të përgjithëshme.

Nëse Edi Rama nuk dorëhiqet, atëhere në mbarë vendin do vazhdojnë protestat dhe vendi do të shkojë drejt një spiraleje anarkie dhe kaosi, duke përkeqësuar edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve, të cilët edhe kështu janë shumë të varfër dhe pa asnjë shpresë për të ardhmen e afërt dhe të largët. 

Demagogjia, arroganca dhe mendjemadhësia e Edi Ramës, shprehur gjatë konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, të orës 21.00, të datës 30 qershor 2019, nuk ndihmon askënd. 

Edi!!! Time to sign out.

Share: