Home KRYESORE “Ik pirdhu, t’ia kalosh mirë aty ku ha pilaf”, plas keq mes...

“Ik pirdhu, t’ia kalosh mirë aty ku ha pilaf”, plas keq mes Manjanit dhe Gjonit: S’rri në mëshirën e Monikës unë!

Deklarimi i Ralf Gjonit se do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës, nuk ka gjetur aspak të surprizuar Ylli Manjanin, i cili thotë se kjo ishte një lëvizje e pritshme që prej kohësh kur pranoi mandatin e deputetit.

“Hahahahahahahahahaaha.. Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën… Hahahahahahahahah…”, shkruante Manjani, batutë kjo që nuk i ka pëlqyer aspak Ralf Gjonit, i cili ka replikuar me të në koment.

Gjoni e akuzon Manjanin për dhënie tenderash, dhe se ai pret mëshirën e Monika Kryemadhit nëse do ta bëjë deputet apo jo. Ish-ministri në përgjigje të tij është shprehur se tenderat janë marrë në vëzhgim një më një, dhe nuk është gjetur asnjëlloj shkelje./tpz.al

Share: