Home KRYESORE JA NGA VJEN SHPARTALLIMI TOTAL I ADMINISTRATËS PUBLIKE

JA NGA VJEN SHPARTALLIMI TOTAL I ADMINISTRATËS PUBLIKE

Nga: Dr. Enriko Ceko

Presidenti i SHBA-së, Wilson, në fund të Shekullit XVIII theksonte: “Administrata së pari duhet të gjejë se çka është më e mira që një qeveri mund dhe duhet të bëjë dhe së dyti ajo duhet që punët t’i bëjë me eficiencë dhe me sa më pak kosto”, por kjo realizohet kur administrata publike është e ndarë nga politika, kur eficienca e administratës publike përmirësohet duke marrë shembull nga praktikat më të mira, që shpesh vijnë nga komuniteti i biznesit, kur administrata publike ka në themel përmirësimin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e shërbimit publik, mbi bazën e menaxhimit, trajnimit dhe bërjes së karrierës në bazë të meritave. “Qëllimi kryesor i punës së administratës publike është mbrojtja e vlerave demokratike dhe përmirësimi i barazisë, drejtësisë, sigurisë, eficiencës dhe efektivitetit të shërbimit publik”, theksojnë R. Taylor dhe F. Group (dy nga specialistët që kanë ndërmarrë disa studime në fushën e administratës publike vitet e fundit), dhe kjo, që njerëzit të kenë më shumë shanse për të përmirësuar jetën e tyre të përditëshme, ekonominë e tyre individuale dhe familjare dhe kushtet e bërjes së biznesit, për më shumë prosperitet dhe nivel më të lartë demokracie. 

Sipas udhërrëfyesit të administratës publike, “qëllimi kryesor i punës së administratës publike është realizimi i programit qeveritar, nëpërmjet politikave cilësore të menaxhimit të avancuar. Kjo bën që qeverisja të funksionojë me të vërtetë”. 

Administratë publike serioze është ajo që menaxhon me cilësi programet qeveritare dhe që bën përkthimin e politikës së pozitës në drejtim në realitetin që qytetarët duhet ta shikojnë çdo ditë. 

Administrata publike që punon fort është ajo që bën analizën e politikave të zhvillimit dhe të elementeve që i prodhojnë këto politika dhe ajo që përcakton elementet e nevojshme për të prodhuar politika alternative më të mira se ato aktuale, duke bërë edhe analizën e analizës së politikës në vazhdimësi. 

Por, në aspektin konkret në Shqipëri duket se gjendja është krejt ndryshe dhe kjo duke filluar që nga kreu i qeverisë e deri nëinstitucionet më periferike të shtetit shqiptar.  

Vetëm në aparatin e ngushtë të kryeministrit, pra në kabinetin e tij janë të punësuar 244 punonjës, që bëjnë vetëm marketing politik kryeministror. Në Kryeministri punojnë rreth 650 persona dhe rreth 650 të tjerë, në poste të larta drejtuese si drejtorë dhe drejtues bordesh ekzekutive manaxheriale, janë marrë në punëdirekt nga Edi Rama. Kjo bën që praktikisht të mos ketëpavarësi institucionesh dhe administrata publike të shpartallohet totalisht prej këtyre drejtuesve edramiane, të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.

Nëse hidhemi në pushtetin vendor, në vitin 2015, në të 65 bashkitë dhe 308 komunat e vendit numri total i punonjësve ishte rreth 19.625, ndërsa në dhjetor 2018, numri i punonjësve në 61 bashkitë e krijuara sipas ligjit të ri të pushtetit vendor ishte rreth 33500, kur pretendohej që me riorganizimin e pushtetit vendor të pakësohej edhe numri i punonjësve. Për shembull, nëBashkinë e Tiranës në vitin 2015 kishte rreth 1.500 punonjës, ndërsa në dhjetor 2018 kishte rreth 6.300, që tashmë në mes tëvitit 2019 janë rreth 8.000. 

Në sektorin publik në Shqipëri janë të punësuar rreth 160.000 persona kur para pesë vitesh në fushatën elektorale të PS, kryesuar nga Edi Rama, u deklarua se do qeveriseshim me njëqeveri të vogël dhe me një numër total të punonjësve tëadministratës publike në rreth 80.000 persona. Pjesa më e madhe e punonjësve të administratës publike tashmë punësohen me kontrata pune 2 – 12 mujore kryesisht të nënshkruara përpara, gjatë dhe pas fushtave elektorale. Kjo ka ndodhur kur nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm tē cilësisë sē jetës së qytetarëve. Vendet e punës janë hapur për militantĕt dhe ne dĕm të Buxhetit të Shtetit.

Sipas të dhënave të fundit, 74% e administratës publike shqiptare përbëhet nga persona me arsim tetëvjeçar dhe tëmesëm, kryesisht persona të punësuar jashtë profilit. Rasti konkret i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ku rreth 64% e drejtuesve të këtij institucione janë jashtë priofilit, është shumëkuptimplotë. Në këtë institucion, nga 293 drejtues dhe inspektore, 187 janë topografë, gjimnastë, arkeologë, piktorë, pianistë e ushtarakë. 

Është kjo administratë e paaftë, e korruptuar, e pashkollë, e paedukatë, e pa edukuar, e patrainuar, e papërgjëgjëshme, e pandërgjegjëshme, arrogante, mendjemadhe, e përzgjedhur keq dhe shpesh me urdhra nga lart, e cila për shkak të kësaj mënyre përzgjedhjeje dhe për shkak të këtyre cilësive që mbart, nuk ka asnjë nxitje që të punojë fort, për të arritur në afat dhe me sa më pak shpenzime objektivat e strategjisë së zhvillimit dhe objektivat e mëdha të integrimit të vendit në rajon dhe më gjerë dhe ky me sa duket është një nga faktorët kryesorë që Shqipëria nuk po bën më përpara dhe kjo nuk është thjesht çështje e administratës publike. Kjo është çështje e Edi Ramës. 

Edi Rama! Ti je i vetmi person përgjegjës për këtë gjendje, sepse ti je personi që ke përzgjedhur deputetët e Partisë Socialiste, që për mendimin tim nuk është Partia Socialiste, por një grup anarkist.

Edi Rama! Ti je personi që ke përzgjedhur kryetarët e bashkive në bashkitë ku drejtoni ju, që për mendimin tim nuk janë personat e përshtatshëm për këtë punë.

Edi Rama!Ti je personi që ke përzgjedhur kryetarët e bordeve administrative manaxheriale të të gjitha institucioneve të rëndësishme të jetës politike, ekonomike, sociale, juridike, arsimore, sportive, kulturore, mjedisore, etj në vend (që për mendimin tim janë personat më të papërshtatshëm për këto detyra). 

Pra, Edi Rama!

Ti je personi kryesor që e ke krijuar këtë gjendje shpartallimi total të administratës publike në Shqipëri dhe arsyeja e vetme se përse është kjo gjendje në administratën publike shqiptare është sepse ti vetë je i shpartalluar në të tëra drejtimet, totalisht. 

Ju faleminderit.

Share: