Home KRYESORE Një ditë përpara zgjedhjeve, Meta ka një mesazh të fortë për të...

Një ditë përpara zgjedhjeve, Meta ka një mesazh të fortë për të gjithë qytetarët!

Ditën e sotme, e cila konsiderohet edhe si dita e heshtjes zgjedhore, presidenti Ilir Meta ka lëshuar një mesazh nëpërmjet rrjetit social Facebook për të gjithë qytetarët.

Kreu i shtetit i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg zhurmës, tensioneve dhe streseve.

“Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të dielë, por dhe të hënë”, shkruan Meta.

STATUSI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Të dashur miq!

Kënaqësi t’ju uroj nga lagjja ku banoj një fundjavë sa më të qetë për të gjithë ju, dhe sa më pranë familjeve tuaja e njerëzve të dashur të zemrës.

Po kështu sa më larg zhurmës, tensioneve dhe streseve. Të mos harrojmë se nuk ka vetëm të diel, por edhe të hënë. Dhe përsëri kafen e mëngjesit do e pimë me njëri-tjetrin, me fqinjët tanë dhe miqtë tanë, pavarësisht nga idetë e ndryshme politike.

Share: