Home KRYESORE Qeveri e Unitetit Kombetar me zgjidhje te drejteperdrejta nga Diaspora Shqiptare ...

Qeveri e Unitetit Kombetar me zgjidhje te drejteperdrejta nga Diaspora Shqiptare Levizja politike “Krahet e Shqipes” prezente ne Tirane.

Altin Bajram Disha thirrje per dialog mes Diaspores shqiptare dhe Shqipërisë

Quhet Altin Bajram Disha aktivist i palodhshem i çeshtjes kombetare shqiptare njihet ndryshe si Profesori! Themelues i levizjes “Krahet e Shqipes” dhe financues i drejteperdrejte i saj sepse i vetedijshem se ne Shqiperine e tij pas shume vitesh te ashquajtur demokraci asnje kusht nuk e ploteson kuptimin e saj te vertete. Kemi arritur deri ne nje pike sa asnje gje s’po arrihet te ndryshoje per me mire. Mes gjithe ketyre rremujave qe po e paralazojne Shqiperine dhe s’po lene te eci perpara, mendojme se alternativa kryesore eshte ajo e Unitetit Kombetar nisur nga Diaspora/Mergata shqiptare.

Kemi muaj qe punojme ne kete drejtim dhe ajo qe kerkojme jane gjerat me elementare qe Shqiptaret nuk po i kane edhe pse ne keto 30 vite demokraci.
Arsimi, Shendeti, Drejtesia. Objektivi kryesor ne kete pike ku ka arritur politika shqiptare eshte qe te behet presion dhe te detyrohen pushtetaret tane qe protestojne neper bulevarde te ulen ne Parlament per aprovimin e tre ligjeve kryesore

1- Ndryshimit te kodit zgjedhor(mjaft me emertime nga Partia por zgjedhje te drejtperdrejta te perfaqesuesve nga populli
2- Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurise
3- Aprovimi i votes elektronike per shqiptaret ne emigrim

(Per te mos harruar ligje te tjera qe duhet te aprovohen ne nje moment te dyte: Unifikimi i gjuhes shqipe per mesimdhenie ne Diaspore, krijimi i qendrave kulturore shqiptare ne qytetet kryesore te Europes, etj).

Fondi qe organizata jone politike do te veje ne dispozicion do te shkoje per Arsimin, Kulturen, Shendetin, njerezit ne nevoje, studentet excellent, incentive per perdorimin e emrave shqiptare ne Shqiperi dhe Diaspore etj.

Elita jone jane Arbereshet kudo qe ndodhen (USA , Kanada, Europ). E ardhmja jone eshte Rinia shqiptare ne vënd dhe Diaspore.

Objektivi yne: Qeveri e Unitetit Kombetar me nje President te zgjedhur nga Diaspora pas bashkimit te te gjithave shoqatave shqiptare ne emigrim dhe ne vend ne Sheshin Skenderbe ne menyre paqesore, nga dt20/06/19-15/07/2019

Elita drejtuese e levizjes me baze ne Londer nuk ka si objektiv te zgjedhe bashkarisht nje qeveri te Unitetit Kombetar pa karrierista e klientelizma Por me zgjedhje te drejteperdrejte nga populli shqiptar.

I bejme thirrje qytetareve te shoqerise civile te shprehen dhe ti bashkohen levizjes sone ky Eshte momenti. Ju bejme thirrje tradhetareve te levizjes studentore se kete radhe jane ata qe do te falimentojne sikur kush me fonde nga partite uzurpatore shqiptare bene lojra te felliqura ne emer te popullit kunder popullit me finanzime nga fondacione qe kerkojne ta mbajne vendin peng ne duar te marionetave qe ata vete drejtojne!

Jemi per nje Diaspore te bashkuar me nje qellim Shpetimin e Shqipërisë sone!
Prandaj ju bejme thirrje te gjithe intelektualeve shqiptar, levizjeve shoqerore, organizatave, artisteve shqiptar kudo qe jane, patrioteve dhe atdhedashesve t’ju bashkohen thirrjes sone per nje dialog konstruktiv dhe te pergjegjshem , te ndergjegjshem se ketu behet fjale per Shqiperine dhe te ardhmen e saj, ku baza e nje ndryshimi real te situates mund te incentivohet dhe te filloje vetem nga nje organizim i mirefillte i Mergates shqiptare. Nese e quani veten Patriot, Atdhetare, nese e doni Shqiperine aq sa shkruani mbrapa tastierave neper rrjete sociale nxirreni fytyren , ngriheni zerin dhe bashkohuni me ne, Sot Shqiperia eshte ne rrezik!

Kemi nevoje per ju , per rinine Shqiptare organizatat, levizjet, shoqatat! Do te jemi shume dhe te gjithe bashke. 20/06/19-15/07/19 ne Sheshin e krenarise Shqiptare Gjergj Kastrioti Skenderbe

Share: