Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Zgjedhjet vendore në këtë vend NUK JANË KRYER KURRË NË AFAT!

Zgjedhjet vendore në këtë vend NUK JANË KRYER KURRË NË AFAT!

Nga Kastriot Cipi

Juristë dhe analistë rilindas,
përpara se të çirreni se Presidenti shkeli Kushtetutën dhe se nuk mund të shtyhen zgjedhjet vendore, kini mirësjelljen dhe korrektesën të pranoni se zgjedhjet vendore në këtë vend NUK JANË KRYER KURRË NË AFAT!

Ja ku i keni datat faktike të zgjedhjeve të mëparshme, së bashku me vonesat respektive dhe siglën e partisë në pushtet dhe mbiemrin e presidentit në fuqi.

26 Korrik 1992, zgjedhjet e para pluraliste për pushtetin vendor.

20 Tetor 1996, me vonesë 86 ditë (PD, Berisha).

Kushtetuta e 1998-s e ul kohëzgjatjen e mandatit të të zgjedhurve vendorë në 3 vjet. PD e bojkotoi procesin e hartimit dhe referendumin për miratimin e saj.

1 Tetor 2000, me vonesë 346 ditë (PS, Mejdani).

12 Tetor 2003, me vonesë 11 ditë (PS, Moisiu).

20 Janar 2007, dekreti i parë, që u anullua, sepse PS kërcënonte se nuk do të hynte në zgjedhje, me vonesë 100 ditë (PD, Moisiu).

18 Shkurt 2007, dekreti i dytë, që u zbatua, me vonesë 129 ditë (PD).

Amendimi kushtetues i 2008-s e riktheu kohëzgjatjen e mandatit të të zgjedhurve vendorë në 4 vjet. Amendimi u miratua me konsensus PD-PS.

8 Maj 2011, me vonesë 79 ditë (PD, Topi)

21 Qershor 2015, me vonesë 44 ditë (PS, Nishani)

30 Qershor 2019, dekreti i parë, që u anullua, me vonesë 9 ditë (PS, Meta).

Share: