Home KRYESORE 8000 filxhanë kafe për viktimat e Bosnjës, çfarë arti krijuam ne për...

8000 filxhanë kafe për viktimat e Bosnjës, çfarë arti krijuam ne për viktimat e Kosovës?

Nga Ilir Muharremi

Arti ka fuqi më shumë se politika për të promovuar dhimbjen, masakrat e luftave të fundit veçanërisht ajo në Bosnje dedikuar viktimave të saja. Artistja Aida Shehoviç para dy vjetësh, krijoi në Chicago instalacionin “Što Te Nema” me më shumë se 8000 filxhanë kafe, në kujtim të viktimave te Bosnjës. Si shkak i këtij intalacioni ishte se gratë e viktimave janë pyetur se çka ju mungon më së shumti? Përgjigja ishte të pinin nga një kafe me të afërmit e tyre të vrarë. Çfarë bën artistët tonë gjatë përkutjimeve të masakrave në Kosovë? Asnjë vepër arti, vetëm politikanët mbajnë fjalime patetike. Arti duhet të bashkëpunoj me realitetin ta ndjejë vuatjen sepse vet jeta është vuajtje. Arti duhet të lozë me rrezikun prandaj e do realitetin e tash çfarë rreziku do kishte sikur të krijonim ndonjë memorial për personat e vrarë gjatë luftës? Spese bota ka veshë për art e jo shumë për politkë sepse vet bën politikë. Ndoshta duhet të jemi të ndjeshëm ndaj atyre që i humbëm e t’i kuptojmë edhe të gjallët që vuajën për të pagjeturit. T’i kuptojmë ëndrrat e tyre, fëmijët e tyre fantazma që ju shfaqen çdo natë në ëndërr, i thërrasin dhe këta nëse tentojnë t’i prekin, ata zhdukën sepse janë të zhdukur.

Share: