🇦🇱 | Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave.
Ne pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it, se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë.
Pavarësisht pengesave, populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore dhe ne i përgëzojmë për këtë.
Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve të ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.
Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu.
Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët.
🇺🇸 | The United States welcomes the conclusions of the ODIHR election observation mission, which found that the municipal elections of June 30 were conducted in a generally peaceful and orderly manner and offered an overall positive assessment of the vote counting.
We recognize, however, as the ODIHR mission noted, that the political standoff and polarization contributed to an election in which voters did not have a meaningful choice. Despite the obstacles, the Albanian people — both those who participated in the elections and those who chose to abstain — exercised their democratic rights peacefully and we commend them for this.
Now, we urge all political leaders to respect the rule of law and to work within established institutions to determine the path forward for Albania’s democracy, to include progress on the important electoral reforms recommended by ODIHR.
Those who wish to challenge the election results can look to the Constitutional Court, which we hope will be established soon with judges who have passed a rigorous vetting process.
As always, the United States stands with the people of Albania as a partner, a friend, and an ally. We are committed to help in strengthening the rule of law and building a stronger democracy and a brighter future for all Albanians.