Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së për zgjedhjet vendore në Tiranë do të dalë këtë të hënë në orën 15:00 për një konferencë për shtyp.
Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.
Informacionet bëjnë më dije se Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme. Drejtuesit e dy partive kryesore Edi Rama dhe Lulzim Basha, komentuan secili nga pozicionet e veta të pandryshuara votimet e së dielës.
Të dy i panë zhvillimet si konfirmim për hapat e ndjekura nga dy partitë më të mëdha. Ajo që për Bashën është “refuzim me mospjesëmarrje”, për Ramën shihet si “fitore e Shqipërisë Europiane”./ Opinion.al