Home KRYESORE Ëndërr e Xhoi Jakaj… Shqipëria ime dhe e juaja do të...

Ëndërr e Xhoi Jakaj… Shqipëria ime dhe e juaja do të bëhet një ditë?!

Ëndërr ….
Shqipëria ime dhe e juaja do të bëhet një ditë?!

Margaret Thatcher
Angela Merkel

Po ëndrroja sikur Shqipëria të prodhojë një grua me parimet dhe aftesitë e këtyre dy zonjave të medha.

Atëherë ky vend do kishte shprese të dilte nga katrahura në të cilën e kanë futur burrat shtetar që hidhe e prite kanë 29 vite duke e bërë copa- copa ktë vend, parimet, ligjet, e kushtetutën e kanë bërë një libër për gjynah nga ato që i zë shiu apo ju bie flaka e tre çereku i saj është lagur ose djegur.

Endrra ime ishte…..

•Të zhduken njëhere e mirë ata që nën petkun e politikës për popullin dhe me popullin zhvatën çdo pasuri të tokës, nëntokës,dhe mbi tokës madje, sepse oksigjenin e zhdukën me ndërtime.
•Ata që nuk lanë pëllëmbë tê territorit shqiptar në qytet, fshat apo vijë e parë e bregdetit pa e ndërtuar pallat dhe ia morën ajrin e frymën këtij populli të pafat?!
•Ata dhe Ato që në emer të demokracisë e molën partinë e demokracinë si një lope e mirë, rregulluan nder shekuj pasuri të tundshme dhe të patundshme e sot shkruajnë në fb që nuk ka demokraci dhe nuk bën kjo as ajo parti për në qeveri, lind pyetja pse nuk dhe shembull konkret ti moj zonje apo zoteri, që kur hyre në politike ishe me zhele e dole me miljona euro pasuri

•Ata dhe Ato që dalin sot në podiume e flasin me zë të lartë ose të mekur duke lexuar letren që i ka përgatitur këshilltari i kryetarit dhe ndër të tjera mërmërisin që gjithë pasurite e konçensionet dhe çdo kokërr leku të grabitur kur të vijnë në pushtet do ia kthejnë popullit ( kjo pastaj të shkrin së qeshuri fare )

•Ata dhe Ato që nuk dijnë të lidhin dy fjalë në parlament dhe janë bërë gazi botës e ku parlamentin e kanë kthyer në cirk gladiatorësh luftarakë,luanaësh , hienash dhe budallenjsh, kthehuni pak në kohë ata që e mbajnë mend parlamentin e vitit 1992 çfarë ajke njerëzish kishte ai tempull, intelektual që ju peshonte fjala dhe tek i dëgjoje duhet ta mendoje mirë nëse një kryetar partie do të të propozojë një ditë kandidaturën tënde për t”u votuar në popull,sepse parlamenti është vendi ku shkohet për të shpalosur dije dhe miratuar ligje, jo për të thënë përralla e lloqe që tê vjen turp kur i dëgjon, madje na skuqen faqet e veshët nga idiotësitë dhe kotësitë e tyre kur flasin e që e bënë veten objekt batutash, humori ,meme dhe video gaztore për emisione të ndryshme investigative

•Ata dhe Ato që në vend të një libri edhe pse kanë shumë nevojë për të,blejnë një fustan atllas të derdhur për të shkuar në parlament ose një orë rolex që vlera e tyre monetare mund të jete shumë e shtrejtë, ama vlera njerezore dhe intelektuale e përsonit që i posedon është mjaft e ulët

Ps.Këto po ëndërroja ku më doli gjumi në oren O5,58 minuta si lugat sepse një trampan u ndez ngjitur me dritaren e dhomës time të gjumit ku po ndërtohet një pallat i radhës, dhe për të mbushur kohën në vend të këtyre zonja të hekurta , prodhova ktë status për të qeshur me veten dhe për të futur edhe ju në ëndërra.

Unë pushim jam dhe po dal e bëj një ecje në natyre , këshilla ime është : jeto jeten tënde mirë e shëndetshëm sa të mundesh pa e bërë dem atë, por dhe pa shkatërruar jetët e të tjerëve , ka ardhur koha të japim kontribut që të ndryshojmë rromujën e prodhuar nga Politika dhe Politikanët në shqipëri….. ëndrra vazhdon tani me sy hapur……..

Share: