Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Idrizi: Rama e shiti Çamërinë, Basha i vetmi me marrëveshje të shkruar!...

Idrizi: Rama e shiti Çamërinë, Basha i vetmi me marrëveshje të shkruar! Ja ke fut kot…!

Shpëtim Idrizi ishte i ftuar para disa kohesh në studiot e A2 tha se PDIU eshte një parti që gjithmonë i ka parë aleancat në prizmin e çështjes madhore të Çamërisë, po ne fakt nuk eshte keshtu!

Me drejtimin e Idrizit, PDIU aleancat i ka pare si menyra per te perfituar ndonje post ne administrate dhe mundesisht aty ku ka leke dhe nuk ka mundur te fitoje asnje post nga i cili Kuaza te ishte me afer zgjidhjes!

Kjo gje eshte katerciperisht e vertete dhe rezultati eshte i qarte! Kjo parti eshte ne piken e saj me te ulet kundrejt Kuazes se drejte Came, aq sa nuk ka qene kaq poshte ne te gjithe historine e pas debimit me dhune nga shtepite dhe trojet e tyre!

“Ne kemi mbështetur qeverinë Rama në momente shumë delikate, me 78 mijë vota që ishin 7-8 mandate”, pohon kreu i PDIU. Por kur iku atëherë Idrizi nga aleati Rama? Idrizi është i qartë këtu. “Kur Rama mori mandatet e PDIU dhe hoqi nga programi çështjen çame, kur negocioi me Greqinë një marrëveshje duke na thënë që do të hiqte ligjin e luftës ndërkohë që i dha tre koncesione”, ku më e rënda për të ishin varrezat e ushtarëve grek, aty ku vetë Rama “nuk u kujtua për varrezat çame dhe statusin e çamëve në Greqi”, dhe c’beri Idrizi ndaj ketyre veprimeve pothuasje se asgje!

Ai u largua nga Rama vetem atehere kur ky i fundit i hoqi nga administrata gjithë anëtarët e PDIU!

Po zgjedhja e Partisë Demokratike?

“Ishim detyruar nga kodi zgjedhor që të jemi në një aleancë dhe nga momenti që Rama e kishte shitur Çamërinë, ishte e vetmja rrugë”. Pra vetëm llogari politike…

Idrizi i jep liderit të partisë demokratike një kredit të veçantë. “Basha është i vetmi që ka pranuar të bëj me ne një marrëveshje të shkruar, nuk e kishte bërë as Berisha as Rama. Në këtë marrëveshje, kauza e Çamërisë është pikë kryesore”.

Por Idrizi harroi te thoshte se tashme ne shqiptaret Jemi mësuar te degjojme mbi marrëveshje elektorale qeverise te cilat ndajnë pushtetin e votës ne vende pune dhe qeverisje zonash, drejtorisë dhe ministrisë, por jo te gjitha janë te tilla dhe nese flasim per marreveshjet qe ka bere Idrizi, ato kane qene gjithmone te tilla!

Ne sot do sjellim sot ne vëmendjen e lexuesit te Perqasje.com Marrëveshjen për Koalicionin Parazgjedhor Midis Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore në kuadrin e Aleancës për Shqipërinë Europiane ne vitin e afërt 2013.

Sic mund ta lexoni me poshtë aty nuk përmendet aspak ndarja e pushtetit te nesërm (te sotëm), por veçse parime etike, morale dhe politike ku dominon ceshtja e drejte Çame e cila duhet te gjeje zgjidhje midis Athinës dhe Tiranes ne kuadër te parimeve ndërkombëtare dhe institucioneve euroatlantike!

A eshte e ngjashme kjo marreveshje me ate qe ka bere Shpetim Idirizi Bashen, ne ja u leme lexuesve pergjigjen…

Me poshtë e plote Marrëveshje për Koalicionin Parazgjedhor Midis Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore Në kuadrin e Aleancës për Shqipërinë Europiane

Me vullnetin dhe dëshirën për një ndryshim thelbësor në qeverisjen e vendit dhe të mbrojtjes së promovimit të interesave te popullit shqiptar në vështrim të zgjedhjeve te pergjithshme te 23 qershorit 2013, Partia Soacialiste e Shqiperise dhe Aleanca Popullore bien dakort qe ne kuadrin e koalicionit zgjedhor Aleanca per Shqiperine Europiane.

Si baze e këtij koalicioni për Aleancën Popullore janë angazhimi programor i Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes çame në bazë të parimeve ndërkombëtare dhe të zhvillimit pozitiv e pa hije të marrëdhënieve me shtetin fqinj grek.

Në mënyrë të veçantë, në bazë të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor mes Partisë Socialiste dhe Aleancës Popullore:

  1. Të bashkërendojnë kontributin për të mos lejuar që çështja çame të shpërdorohet nga nacionalistët zullumqarë që në këto vite e kanë kthyer çështjen çame në përfitime materiale përmes abuzimit me paratë e popullit shqipëtar si dhe në poste të shpërdorura në dem të shtetit shqipëtar;
  2. Të çojnë përpara çështjen çame mbështetur në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, duke ndarë qartë e me dinjitet kombëtar objektivin e zgjidhjes së çështjes çame nga konsumi banal dhe shumë i dëmshëm i saj për interes dritë shkurtëra korruptive të politikës së ditës.
  3. Të garantojnë që qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane të raportojë periodikisht në Kuvendin e Shqipërisë për ecurinë e çështjes çame, përpjekjet për eleminimin e pengesave që hasin qytetarët shqiptare me origjine çame për te qarkulluar lirisht në territorin e vendit fqinj mbi bazën e rregullave dhe parimeve të vendosura nga BE për levizjen e lirë.
  4. Të mos lejojnë që çështja çame të shpërdorohet për të ushqyer ksenofobinë me gjuhën e urrejtjës që është absolutisht e papranueshme për Aleancën për Shqipërinë Europiane.
  5. Të bashkëpunojnë pandërprerë për një Shqipëri që funksionon në bazë të kushtetutes, ligjshmerisë dhe drejtësisë sociale drejt integrimit të plotë në Bashkimin europian, duke synuar anëtarësimin në BE brenda harkut 8-vjeçar të qeverisjes sonë.

Partia Socialiste Edi RAMA, Aleanca Popullore, Artur DOJAKA, Tiranë, më 24 Prill 2013

Share: