Home KRYESORE Kauza Came, Marshimi i Qafe Botes, stafeta nga PDI te PDIU…

Kauza Came, Marshimi i Qafe Botes, stafeta nga PDI te PDIU…

Ne artikullin e shkuar folem per njerin prej themeluesve te partise se pare politike came (PDI) z. Tahir Muhedini, sot vetem formalisht president nderi i Partia per Drejtesi dhe Unitet (PDIU) dhe jemi ne pritje te arsyetimit nga palet perse ai nuk duket me ne aktivitet e kesaj partie!?

Nderkohe qe permendem edhe z. Amos Dojaka i cili tashme eshte drejtues e nje tjeter partie politike came, Aleanca Popullore, e cila sigurisht qe merr nje pjese te mire te votave dhe mbeshtetjes se komunitetit cam… por sot nuk kemi menduar te flasim per kete organizim tjeter politik…

Dojaka si sekretar i pergjithshem i PDI shquhej per idete dhe organizimin politik te partise. Ai ishte ideator i marshimit paqesor te Qafe Botes duke argumentuar se ky akt politik do te simbolizonte qellimin e patjetersueshem te cameve per kthim ne shtepiat dhe territoret e tyre.

Marshimi i Qafe Botes ishte konceptuar si mekanizem presioni demokratik popullor ndaj autoriteteve greke dhe atyre nderkombetare, per te sensibilizuar per drejtesine e munguar ndaj nje padrejtesie qe i ishte bere nje popullsie vitale.

Lulet vendoseshin ne kufi me Greqine sepse deri aty lejoheshin te leviznin lirshem shtetasit shqiptare, pra edhe camet, te cileve shteti shqiptar u kishte dhene shtetesine, pa patur nje dokument te qarte te heqjes ose jo te shtetesise greke per ta.

Qellimi ishte ti behej me dije botes mbare se camet nje dite, sapo te hapeshin kufijte, do te ktheheshin ne trojet dhe shtepite e tyre dhe se nga ky amanet i te pareve nuk do te hiqnin kurre dore!

Gjate peruidhes politike te PDI u argumentua qarte se askush nuk deshironte ndryshim kufijsh dhe se, camet donin te gezonin te njejtin status me ate te pakices greke ne Shqiperi. Pra, pervec te drejtes se kthimit ne shtepite e tyre, te drejten e shtetesise greke krahas asaj shqiptare, te drejten e gjuhes ametare dhe te drejten e pakices etnoìkulturore ne Greqi.

Pra politikisht qartazi kerkesa me standarde politike europiane te cilat askush nuk mund ti kritikonte, apo edhe kundershtonte. Por, cfare ka ndodhur me kete strategji me daljen ne skene te PDIU-se?

Me heqjen e vizave Shengen, vetem ish deputeti Dashamir Tahiri ne menyre individuale kaloi kufirin shqiptaro-grek ne diten e perkujtimit zyrtar te gjenocidit grek ndaj cameve dhe askush nuk reflektoi per te gjetur strategji te reja te pershtatshme per keto zhvillime.

Tashme marshimi i qafe botes eshte kthyer ne nje ritual pa kuptim ku shkohet deri tek varrezat e Kllogjerit dhe perseriten fjalime te njejta rituale. Varrezat shume mire qe u bene, per ato nuk ishin konceptuar per tu kthyer ne varimin e nje filozofie politike racionale te rikthimit ne shtepi e troje te cameve te debuar padrejtesisht nga trojet dhe shtepite e tyre.

Sot kur kufijte jane te lire askush nuk mund ti ndaloje camet te shkojne prane shtepie te tyre, te vizitojne trojet e tyre, por kjo duhet bere me menyren e duhur politike qe ti coje mbare botes perendimore mesazhin e duhur.

Sot qellimi i marshimit te Qafe Botes eshte tjetersuar dhe duhet me doemos te kthehet ne fuksional perndryshe nuk vlen me! Por kjo gje mund te behet nga njerez me vizion e duhur dhe jo nga ata qe mendojne vetem per karrige, pushtet e para…

Vazhdon…

Share: