Home KRYESORE Ligji apo Politika ? Çështja “Teatri Kombëtar”

Ligji apo Politika ? Çështja “Teatri Kombëtar”

Ligji apo Politika ? Çështja “Teatri Kombëtar” edhe një herë rikthen debatin shumë të përfolur e të rëndësishëm gjatë 29 viteve të proceseve demokratike në Shqipëri.

Nga Zef Bushati

Kujt duhet ti referohemi per zgjidhjen e problemeve tona : Partisë apo Ligjit ? ? Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta iu drejtua Ligjit për zgjidhjen e konfliktit midis Aleancës per Mbrojtjen e godinës egzistuese të Teatrit Kombëtar. Presidenti e kishte kundërshtuar me Dekret Ligjin e miratuar nga Parlamenti i cili hapte rrugën e prishjes së godinës së Teatrit.

Presidenti duke pare qe po rritej konflikti midis protestuesve që mbrojnë godinën dhe policive bashkiake, private dhe policise së shtetit, u drejtua personalisht në Gjykatën Kushtetuese për të depozituar Dekretin e tij për interpretim nga ana e kësaj Gjykate. Ketu ligjërisht çështja u kthye në nul. Në këtë moment asnjë institucion shtetëror nuk mund të veprojë mbasi është në shkelje te ligjit.

Ne këtë moment te gjitha variantet e policive, bashkiake, private dhe shteterore u larguan nga Teatri. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE i ndodhur ne Shqiperi u prononcua me fjalet: Te presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo është rruga e duhur LIGJORE per zgjidhjen e problemit dhe problemeve. Por këtë rrugë e bën pis POLITIKA e cila edhe mbas 29 viteve ndjek rrugen e Vendimeve te Komitetit Qendror te Partise. Një Vendim i tille u firmos midis Kryetarit te Partise Demokratike Lulzim Basha dhe Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit. Çfarë fuqie Ligjore ka ky dokument përveç propagandës politike ?!?

Cfare fuqie Ligjore ka shprehja ” kur te vi PD ne pushtet ” !? ? Po ndoshta PD nuk vjen ne pushtet. Atëherë ka nje kusht politik. Ju te Aleancës per Mbrojtjen e Teatrit, ju protestues te Astirit, ju protestues të pakenaqur ndaj Edi Rames, na ndihmoni që PD të vi në pushtet dhe ne do ju a zgjidhim problemet tuaja. POLITIKË qe jo rrallë here ka sherbyer per marrjen e pushtetit dhe mbas marrjes se tij ka vijuar me mos mbajtjen e premtimeve dhe mashtrime.

Rruga me e drejte eshte rruga Ligjore. Ligji është mbrojtësi më i mirë. Nëse nuk zbatohet Ligji duhet te gjithë te ngrihemi per te kerkuar zbatimin e ligjit. Nëse një ligj nuk mbron interesat tona duhet te ngrihemi te kërkojmë ndryshimin e Ligjit.

Mjaft me me mashtrime politike qe nuk te cojne drejt zgjidhjeve por qe i shërbejnë partive per te marre pushtetin.

Share: