Home KRYESORE Me ambasadorin e ri, Putin i dërgon edhe një mesazh Vuçiç për...

Me ambasadorin e ri, Putin i dërgon edhe një mesazh Vuçiç për Kosovën

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksander Botsan-Kharchenko do të takohet nesër me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për ti dorëzuar një mesazh nga presidenti rus Vladimir Putin.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, ndërkohë që gazeta “Blic” shton se ambasadori i ri rus do të takojë për herë të parë Vuçiç për ti dorëzuar “një porosi urgjente të presidentit rus Vladimir Putin që ka të bëjë me Kosovën”.

61-vjeçari Kharchenko është një diplomat karriere. Ai ka punuar në ministrinë e jashtme ruse me fokus ndaj Ballkanit dhe ka qenë dy herë ambasador në rajon, në Kroaci dhe në Bosnje. Ai ka statusin e të Dërguarit të Jashtëzakonshëm dhe Plotfuqishëm të klasit të parë për shtetin Rus. /Opinion.al

Share: