Ne artikullin e shkuar folem per degradimin e nje mesazhi politik qe realizohej nepermjet aksionit politik te marshimit te Qafe Botes ne cdo 26 qershor kundrejt faktorit nderkombetar!
Aksion politik ky u konvertua thjesht ne nje moment perkujtimor ndaj viktimave te gjenocidit grek dhe si rrjedhim, edhe ne mungesa domethenese te personaliteteve te ketij Komunitet vital ne kete marshim!
Nderkohe mund te kujtojme qe me pare kemi shkruar edhe per arritjet qe PDI, pa patur perfaqesim ne parlament, kishte realizuar ne nderkombetarizimin e Kauzes se drejte came ne parlamentin Europian dhe ne Komisionin Europian.
Ndersa sot, mund te thuhet qe PDIU e perfaqesuar me pese deputete ne legjislaturen e shkuar ne parlament, per fat te keq, nuk eshte se beri ndonje gje te madhe kundrejt nderkombetarizimit te kesaj Kauze!
Te qenurit deputet te jep mundesi perfaqesimi ne instrumentat legjislativ europian dhe nderkombetare e padyshim mundesi te madhe lobimi dhe tengritjes se problematikave!
Sa u shfrytezuan keto mundesi per ta bere nje gje te tille pergjigjen ta jep vetem fakti se ne memorien kolektive nuk ka mbetur asgje! Ndersa, ne menyre shteruese, ta perforcon kujtesa e cila sjell ne vemendje qe kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi ka qene zv. president i Komisionit per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Europes dhe duket se nuk ka levizur as gishtin ne kete drejtim!
Autori i ketyre radheve kujton se kur u prit delegacioni i pare cam ne Parlamentin Europian, miqte europarlamentare italiane te kesaj Kuaze te drejte i thane delegacionit se duhej levizur me deputete shqiptare ne Keshillin e Europes per te sensibilizuar dhe vendosur Greqine me shpatulla per muri!
Kete informacion, ne fakt, e pati edhe vete Shpetim Idrizi kur sapo u emerua ne kete post, por me sa duket ai ka shkuar ne vesh te shurdhet! Ne informacionin tone Kauza Came nuk eshte ngritur specifikisht asnje nje here te vetme ne kete instrumet te rendesishem politik te Europes!
Arsyet pse, sigurisht i di vetem Shpetim Idrizi, por Komuniteti cam padyshim mund te marri me mend disa prej tyresh, erresimi i syve nga pushteti, vemendja kundrejt posteve me para, mungesa e seriozitet ne drejtimin e nje partie came, e te tjera.
Sigurisht qe kjo gje per Komunitetin nuk duhet te kaloje me nje auto kritike te thjeshte! Kur deshton duhet tu lirosh rrugen te tjereve dhe Komuniteti cam nuk i mungojne njerezit e shkolluar dhe te zote.
Vazhdon…