Home KRYESORE Opinion nga Endrit Hoxhaj: Dashuria e vrarë për fëmijët!

Opinion nga Endrit Hoxhaj: Dashuria e vrarë për fëmijët!

Zhvlerësimi që po ju bëhet fëmijëve nga instagrami dhe fb është i madh! Fëmijët lindin dhe rriten në kopshtin instagram dhe universitetin e kryejnë ne mediat sociale… Por ç’ndodh tjetër me këta engjëj? Fëmijët sot janë të zhvlerësuar komplet për shumë arsye…

Aktualisht, prindërit vazhdojnë t’i mbajnë ata të lidhur me litar, kur dalin jashtë shtëpisë, e kjo ndodh prej mosbesimit të tyre… Fëmijet s’kanë privatësi, as minimale as etike…

Prindërit i nxjerrin fëmijët në rrjetet sociale prej fëmijërie e deri sa ata rriten, që të kenë më pas llogarinë e menaxhimit të vetes. Sot, shokët e një djali të sapo lindur, janë shokët dhe shoqet e mamit dhe babait…

Sot, në dyqan, të shohësh një karrocë për fëmijë, ndodh që shitësi, akoma pa e pyetur të të përgjigjet: -kjo karrocë është prefekte për qenin! Sot, nqs shikon dikë në rrugë me një fëmijë dhe një kafshë shtëpiake në dorë, më besoni, do të përgjigjet: i shikon bebat e mi, sa të mirë janë! Dmth i krahason dhe i nxjerr në një nivel, si fëmijën, si kafshën! Sot, më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore kanë krijesat shtëpiake, se fëmijët tanë!

Aktualisht, shikojmë në rrugë njerëz që i rrinë kafshës nga pas, madje edhe kur kryhen jashtëqitjenve tij. Fëmijët i lemë të rrinë para televizorit, ose telefonit celular, sepse “s’kemi” kohë të merremi me ta.

Për gjëra të tjera, kanë kohë, madje u tepëron! Kjo kohë dihej që do vinte, sepse dolën dhe aplikacionet telefonike. Një njeri që s’e do fëmijën e vet nuk mund ta dojë as një qen as nje mace… Një prindi që nuk investon për fëmijën, s’mund ti merret bazë pendesa!

Dhe një kujtesë të vogël. Ai që nuk i do kafshët, nuk do as planetin e tij, as fëmijët e tij. Nuk është njeri…!

Share: