Home KRYESORE Pa bashkim te Cameve nuk ka zgjidhje te Kuazes! Aleanca Popullore.

Pa bashkim te Cameve nuk ka zgjidhje te Kuazes! Aleanca Popullore.

Ne artikujt e meparshem argumentuam ne menyren tone se qellimi kryesor i partise se dyte came Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet, ishte uniteti dhe bashkimi i cameve ne te njetin organizim qe duket se ka deshtuar!

Ne njerin prej ketyre artikujve ne trajtuam edhe rastin e njerit prej drejtuesve te partise se pare Came Partia per Drejtesi dhe Integrim, Amos Dojaka i cili sic edhe thame eshte larguar nga PDIU dhe militon ne nje parti tjeter se bashku me te vellain Artur Dojaka dhe Erion Soften te cilet kane qene gjithmone bashke ne mbeshtetje te Kauzes se drejte came.

Familja Dojaka padyshim qe thote shume per seicilin anetare te ketij Komuniteti Vital dhe, cdo organizim cam qe nuk i ka Dojakat me vete padyshim qe ka dicka themelore mangut dhe duket jo rastesisht ata i bashkoi partia e trete came, Aleanca Popullore.

Shkaqet, arsyet dhe strategjine domethenese te kesaj partie politike ne raport me zgjidhjen e ceshtjes came do e trajtojme ne artikujt ne vazhdim ne menyre kronikale dhe reflektuese, por fillimisht sot duam tju sjellim ne menyre shteruese mendimin q Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, i cili ne kohen e garave alektorale ka deklaruar hapur edhe mbështetjen e tij ndaj Aleancës Popullore.

“E them hapur: PDIU, që ka pretenduar të përfaqësojë në këto vite çështjen çame, e ka braktisur në mënyrë të turpshme atë. Kjo parti, pa ndonjë konsultim paraprak me votuesit e saj, pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes, por përtej flamujve, premtimeve pompoze e tam-tameve, nuk i dha asnjë shtytje çështjes çame.

Përkundrazi, e katandisi atë në një variabël, në funksion e në varësi të marrëdhënieve të mira me pushtetin dhe të vetë interesave personale të drejtuesve të PDIU.

Këta u tërhoqën nga çdo betejë e shpallur: u tërhoqën nga beteja për refuzimin e regjistrimit të popullsisë të bërë sipas kritereve që u imponuan nga Athina, u tërhoqën nga beteja aq e trumbetuar për Rezolutën Çame, duke shpallur në mënyrën më qesharake si të vlefshëm një projekt-rezolutë të harruar në sirtarët e pluhurosur të Parlamentit, e duke mbytur pabesisht interesin dhe sensibilitetin që do të ngjallte një rezolutë e vërtetë, e përditësuar dhe angazhuese.

Deputetët e PDIU nuk ia prishën qetësinë qeverisë, as kur kjo refuzoi qoftë edhe ta përdorte emrin Çamëri në fjalime apo dokumente zyrtare, as kur kjo pranoi t’i nënshtrohej shantazhit të Athinës për të tjetërsuar emrat e vendeve të Çamërisë në dokumentet e identifikimit, as kur qytetarë shqiptarë fyheshin e ktheheshin në kufi vetëm për shkak të origjinës së tyre çame.

Në këto kushte, vjen vetvetiu pyetja: nëse drejtuesit e PDIU nuk bënë asgjë për të mbrojtur e për të promovuar çështjen çame kur kishin pavarësinë dhe avantazhin e numrave në Parlament, si mund ta bëjnë këtë tani, kur janë shkrirë e janë bërë një me PD, duke u bërë pjesë edhe e listave të saj zgjedhore?

Ja, të dashur miq, pse ne nuk duhet të lodhemi e të mërzitemi së kërkuari njerëzit dhe partinë e duhur për t’i besuar çështjen e shenjtë të Çamërisë. Unë jam i bindur se kësaj radhe kemi partinë dhe njerëzit e duhur”, – eshte shprehur Prof.Dr.Xhufi dhe ne besojme se kjo thote shume per sot…

Vazhdon…

PS: Citimi i z. Xhufi eshte marre nga gazeta Dita.al

Share: