Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Patozi ironizon Bashen, quan te porositur vendimin e gjykates…

Patozi ironizon Bashen, quan te porositur vendimin e gjykates…

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha në lidhje me deklaratat e këtij të fundit në mbështetje të vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako.

Sipas Patozit, Basha, të cilit ai i drejtohet me “jurist” nëse njeh vendimin e një gjykate atëherë duhet të njohë vendimin e të gjitha gjykatave të tjera.

Ai shton se kreu i demokratëve ka ndryshuar qëndrim përsa i përket pjesëmarrjes së BD në zgjedhjet e 30 qershorit, duke e konsideruar si fillim si legjitimuese të Ramës dhe tani si deligjitimuese të procesit.

Në fund Patozi e quan vendimin e gjykatës “të cmendur” dhe të porositur nga një “kamikaz i dëshpëruar”.

Gjykata e Durrësit vendosi sot për mos t’i dhënë mandatin kandidates Valbona Sako me arsyetimin se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të ligjshme pasi Bindja Demokratike u regjistrua jashtë afatit zyrtar./Opinion.al

Share: