Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera PDIU ne vend te bashkimit cameve, ne lista deputete qe e lane...

PDIU ne vend te bashkimit cameve, ne lista deputete qe e lane ne balte ate dhe Kauzen…

Kujtojme qe Reme Lala, e zgjedhura e PDIU-së në qarkun e Dibrës dhe kolegja, deputeja e Elbasanit, Elena Xhixha tashme jane me PS e udhëhequr nga Edi Rama edhe pse ne parlament hyne si te PDIU.

Kujtojme qe ky lajm i bujshëm u bë i ditur gjatë një takimi të kryeministrit Rama në Peshkopi, që shënoi edhe nisjen e punës për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”, por lidhur me këtë vendim të dy deputeteve kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi reagoi vetem në “Facebook”.

Ai thotë se kandidatet janë deklaruar me PS-në që në përfundim të zgjedhjeve, kështu sipas tij, kjo lëvizje është lajm i vjetër.

“Lajmet e vjetra që sot shiten si të reja, për individë që kanë qenë thjesht kandidatë të PDIU-së, sepse janë deklaruar me PS-në qysh në përfundim të zgjedhjeve, nuk sjellin asnjë ndryshim në veprimtarinë tonë politike për zgjidhjen e çështjes Çame. Çështja Çame na bashkon dhe na ndan me këdo … si një kauzë jo vetëm e jona, po e çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve”, tha Idrizi ne ate kohe, por ne fakt ky ishte fundi i pjesmarrjes ne Came te drejte per drejte ne parlament.

Dhe, kur Kauza shkoi ne piken me te ulet dhe per interesa pushteti partia socialiste, qe i kish futur formalisht edhe ne programin qeverises zgjidhjen e ceshtjes Came, e “shiti” ate, ne parlament aty ku ngrihet zeri si askund tjeter, nuk kishte asnje deputet cam qe ta kryente nje detyre te tille.

Ky zhvillim negativ eshte pergjegjesi i drejtuesit te nje partie dhe nuk muna te kalohet me kritikaa, apo justfikime. parimsht ky zhvillim e ka cuar Kauzen Came 20 vite pas, sepse nuk jemi ne kohen kur Camet kishin nga nje deputet ne te dyja partite e medha dhe nuk benin dot asgje, por kemi jo cam te zgjedhur me siglen e partise came dhe qe e braktisen ate pa te keq!

Komuniteti Cam sigurisht qe mban shenim dhe duhet medoemos te shtyje instrumentat e tjere politike brenda tij te levizin dhe te punojne per Kauzen e cila kurresesi nuk mund te harrohet!

Njera prej tyre eshte partia Aleanca Popullore qe ne provat eletorale ne pak kohe ka fituar mbeshtetje te madhe. Drejtuesit e saj duhet medoemos te riorganizohen dhe te ndertojne strategjine e duhur. Zgjedhjet e parakoheshme jane te dera dhe nuk duhen pritur pa punuar…

Vazhdon…

Share: