Home KRYESORE Përplasje Meta- Balla/ Presidenti: Nëna e fëmijëve i punon në qeveri. Gazetari:...

Përplasje Meta- Balla/ Presidenti: Nëna e fëmijëve i punon në qeveri. Gazetari: Më kërcënoi (E PLOTË)

Replika në distancë mes presidentit Ilir Meta dhe gazetarit Sokol Balla. Shkak, pyetja e gazetarit Thimi Samarxhiu se a po e dëmtonte Meta të ardhmen e vendit. 

2 Korrik, 2019 15:08

TIRANË- Një përplasje e re mes politikës dhe medias. Presidenti Ilir Meta shigjetoi sot gazetarin Sokol Balla, pas pyetjes që gazetari i Vizion Plus i bëri në konferencën për shtyp. 

“A po e shkatërroni të ardhmen e këtij vendi?”-ishte pyetja e Thimi Samarxhiut që acaroi presidentin.

“Me Ilir Meten ne Kremlin ne 2002, kur ishte zevendeskryeminister ? Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kercenoi mua dhe femijet e mi. Por dhe me sfidoi per te ardhur ne emision dhe te perballej me te verteten sipas tij dhe te verteten sipas meje. Ilir! Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle per Balle.Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mengjesit”.-shkruan Balla.

Postimi i Balles

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Share: