Home KRYESORE Rama mbledh kryesinë, cakton datën e asamblesë. Ndryshime në qeveri?

Rama mbledh kryesinë, cakton datën e asamblesë. Ndryshime në qeveri?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar lidhur me analizën për atë që ndodhi në 30 Qershor, por edhe përgatitjet për asamblenë që pritet që të bëhet në fund të muajit korrik (data e mundshme 27 korrik).

Në fjalimin e tij pas mbarimit të votimeve, të dielën e 30 qershorit shefi i qeverisë paralajmëroi për ndryshime në qeveri.

“Debat të brendshëm për të analizuar qeverisjen nga korriku dhe për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësuar. Një debat të gjerë për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe duke u mbështetur në shembujt e suksesshëm organizativë që nuk munguan sot. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë e qeverinë. Sa kohë do të bëjnë sikur nuk shikojnë, sikur nuk dëgjojë, se jo vetëm e kanë humbur davanë por se as Zoti vetë nuk i shpëton nga rrënimi përfundimtar nëse do ta kërkojnë shkakun e disfatës jashtë tyre”, do të deklaronte Rama.

Po ashtu ditët e fundit është folur për nisjen e një dialogu për të zgjidhur krizës mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar këtë gjë./ Opinion.al

Share: